Profesionet që do të zhduken nga Inteligjenca Artificiale - Business Magazine Albania

Profesionet që do të zhduken nga Inteligjenca Artificiale


“Tani për tani, kemi tre grupime profesionesh dhe secila do të ndikohet nga Inteligjenca Artificiale,” thotë Clara Shih, CEO i Hearsay Social.

Tek grupi i parë futen profesionet që me siguri do të zhduken me zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë. Këtu futen shoferët (për shkak të mjeteve të transportit automatike), punët e prodhimit të produkteve (të zëvendësuara nga robotët), asistentët e avokatëve dhe juristëve etj.

Lexoni:Inteligjenca artificiale është e ardhmja e teknologjisë

Grupimi i dytë janë profesionet që kërkojnë prekjen konkrete të njeriut, si masazhatorët, terapistët etj.

Secili prej këtyre grupimeve është mjaft i vogël në krahasim me grupin e fundit, i cili përfshin çdokënd tjetër (duke përfshirë edhe shkrimtarin e këtij postimi). Për shembull, ka ende një rol për profesionistët e investimeve njerëzore si dhe për këshilltarët.

Lexoni: Inteligjenca artificiale po kthen njerëzimin në të padobishëm

“Drejtori jonë i investimeve është Burt Malkiel, ekonomist nga Princeton, i cili shkruajti librin ‘A Random Walk Down Wall Street’, por unë nuk mendoj se njerëzit duhet të marrin vendimet e investimeve,” thotë Adam Nash, CEO i WealthFront. “Inxhinierët tani kanë krijuar një software, i cili ofron të njëjtin shërbim si Burt vetëm se pa futur emocionet në lojë.”

Burimi: Fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“A doni të dini se çfarë mendon Zoti për paranë? Shihni njerëzit të cilëve ua ka dhënë.”
— Dorothy Parker
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0