Profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga AI vitin e ardhshëm - Business Magazine Albania

Profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga AI vitin e ardhshëm

Profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga AI vitin e ardhshëm

Inteligjenca Artificiale po pushton me shpejtësi gjithnjë e më shumë vende pune dhe, siç tregojnë të dhënat, bashkë me të po vjen edhe frika e zëvendësimit të njerëzve. 

Sipas një studimi të Chartered Institute for Personnel and Development (CIPD) në Mbretërinë e Bashkuar, një në gjashtë biznese (17%) planifikon gjatë vitit të ardhshëm të shkurtojë vende pune dhe t’i zëvendësojë ato me sisteme të Inteligjencës Artificiale (AI).  Analistët kanë identifikuar shtatë sektorë profesionalë që rrezikojnë më shumë nga “sistemet e zgjuara”: 

  1. Punonjësit administrativë 

Sektori më i ndjeshëm është ai i mbështetjes administrative: 62% e punëdhënësve deklaruan se planifikojnë shkurtime për sekretarë, punonjës zyrash dhe asistentë menaxhimi.  Automatizimi i proceseve si regjistrimi i të dhënave, arkivimi dhe menaxhimi i dokumenteve po e bën një pjesë të mirë të këtyre pozicioneve të panevojshme. 

  1. Menaxherët dhe drejtuesit administrativë

Rreth 28% e kompanive presin të reduktojnë numrin e menaxherëve të mesëm dhe të lartë, pasi mjetet e reja të AI-së mund të analizojnë të dhëna, të monitorojnë performancën dhe të marrin vendime të bazuara në algoritme. 

Lexo edhe: #RunForDSA – Kur maratona e Tiranës bëhet garë për përfshirje dhe shpresë

  1. Shitjet dhe shërbimi ndaj klientëve

27% e bizneseve planifikojnë të përdorin chatbotë dhe sisteme automatike komunikimi për të zëvendësuar një pjesë të stafit. 

Përgjigjet e automatizuara, sugjerimet për produkte dhe analizat e preferencave të klientëve po e zvogëlojnë nevojën për personel njerëzor në shitje dhe shërbim. 

  1. Punonjësit e pakualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar

Rreth 23% e punëdhënësve besojnë se makineritë do të zëvendësojnë një pjesë të madhe të punëtorëve manualë, veçanërisht në industri dhe depo, ku automatizimi mund të kryejë detyra të thjeshta dhe të përsëritura. 

  1. Punonjësit e kualifikuar teknikë

Edhe pse më e vështirë për t’u arritur nga teknologjia, 13% e kompanive po shqyrtojnë reduktime edhe në këtë kategori.  Robotika dhe sistemet e prodhimit të asistuar nga AI po fillojnë të depërtojnë edhe në profesione që deri tani kërkonin aftësi teknike të specializuara. 

  1. Mbikëqyrësit dhe supervizorët

Një në dhjetë punëdhënës (10%) vlerëson se mund të zëvendësojë rolet mbikëqyrëse me software monitorimi të performancës dhe mjete automatike kontrolli prodhimi. “Supervizorët dixhitalë” pritet të reduktojnë ndjeshëm kostot e kontrollit njerëzor. 

  1. Profesionistët dhe teknikët me arsim universitar

Edhe profesionistët dhe teknikët me diplomë rrezikojnë, pasi 17% e kompanive deklarojnë se mund t’i zëvendësojnë me mjete të analizës së të dhënave, programimit apo dizajnit të bazuara në AI. 

A po formohet një “flluskë” në tregun e AI-së? 

Megjithë optimizmin e madh për potencialin e Inteligjencës Artificiale, disa analistë ekonomikë paralajmërojnë për një “flluskë” të mundshme në tregun e AI-së.  Investitori i njohur Michael Burry, i cili u bë i famshëm nga filmi The Big Short, ka vënë bast 1.1 miliardë dollarë se kjo flluskë do të “shpërthejë”, duke vendosur kundër gjigantëve teknologjikë Palantir dhe Nvidia.  Edhe Bill Gates ka shprehur shqetësime, duke krahasuar ethet aktuale rreth AI-së me “flluskën e internetit” të fundviteve ’90, kur vlerësimet e fryra të kompanive teknologjike u shembën brenda pak muajsh. 

CIPD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0