Product Tank Tirana, hap siparin në Protik - Business Magazine Albania

Product Tank Tirana, hap siparin në Protik


U zhvillua për herë të parë ditën e djeshme, pranë ambjenteve të Protik, ProductTank Tirana. Ky event i mirënjohur ndërkombëtarisht u soll në Tiranë nga Klajdi Turlla. ProductTank është komuniteti më i madh i Menaxherëve të Produktit themeluar në Londër. Të ftuar të këtij eventi ishin Elvis Bregu dhe Emil T. Lamprecht. Elvis Bregu është kreu i inovacionit pranë Vodafone Albania dhe Emil T. Lamprecht punon për Yunus Social Business Balkans dhe mentor i më shumë se 70 startup-eve.

Të dy prezantimet ishn mjaft interesante sepse trajtonin zhvillimin e një produkti nga dy këndvështrime të ndryshme. Trajtesa e kreut të inovacianit të Vodafone Albania solli eksperiencën e një kompanie të madhe në zhvillimin dhe menaxhimin e produkteve. Nga ana tjetër Emil T. Lamprecht  e trajtoi këtë temë për të gjithë ata që duan të zhvillojnë një startup.

Ky ishte vetëm fillimi i një serie të gjatë prezantimesh që pritet të mbahen nga ProductTank Tirana. Ky event nuk duhet humbur nga të gjithë kompanitë e mëdha apo të vogla, menaxherë, ekspertë apo individë që janë në hapat e para të hedhjes së një produkti në treg. Eventet e rradhës do të sjellin surpriza të reja dhe informacion të vlefshëm për komunitetin e sipërmarrjes këtu në Tiranë. Business Magazine i uron suksese të mëtejshme ProductTank Tirana.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0