
Albumi Hajde nShqipni
HAJDE N’SHQIPNI ALBUM 2021 është një paraqitje e materialeve më të mira pjesëmarrëse gjatë konkursit Hajde n’Shqipni (Edicioni 2), të realizuara nga profesionistë dhe amatorë te fushës së fotografisë dhe artit digjital.
Ky album ka për qëllim të promovojë talentet shqiptare në këto fusha dhe nëpërmjet kësaj të promovojë vlerat natyrore, kulturore, njerëzore, tradicionale, artistike etj të Shqipërisë dhe Kosovës.
Art në biznes & biznes me art
Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.
Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.
Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.
Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…