Printerat Brother, një zgjidhje për zyrën, biznesin, apo familjen tuaj - Business Magazine Albania

Printerat Brother, një zgjidhje për zyrën, biznesin, apo familjen tuaj

Albamedia, distributori zyrtar i Brother në Shqipëri dhe Kosovë, ka zhvilluar eventin Special Printing Solutions tek Marriott Hotel në Tiranë për Partnerët e saj. Në fokus të këtij eventi ishte prezantimi i produkteve dhe zgjidhjeve të printimit Brother për printerat industrial termik të etiketimit dhe barkodimit ne variantin desktop dhe mobile.

I themeluar mbi një shekull më parë, Brother ka qenë gjithmonë inovativ në optimizimin dhe plotësimin e kësaj kategorie produktesh me zgjidhje të reja, gjithmonë me fokusin për t’i bërë proceset më efikase dhe gjithëperfshirëse në një gamë të gjerë industrish.

Përfaqësuesit e Brother CEE, treguan para sipërmarrësve nga Shqipëria dhe Kosova që vinin nga fusha e IT-së, gamën dhe zgjidhjet e plota te printerave Mobile, Desktop për këtë kategori si dhe aplikimet e ndryshme të saj.

Sipërmarrësit u njohën gjithashtu dhe me faktin se, Brother mbështet partnerët e interesuar në  Zhvillimet e Softuerit (SDK), duke i lehtësuar kështu punën në procesin e integrimit te këtyre pajisjeve me software të ndryshëm që partnerët kanë nevojë të integrojnë.

“Të qenurit një markë globale, do të thotë që kemi një reputacion për të mbajtur. Ne do të jemi gjithmonë  “në krahun tuaj”, që është edhe slogani i kompanisë, dhe do të sigurojmë që të ofrojmë produkte, shërbime dhe mbështetje me cilësi të lartë”, theksoi përfaqësuesi i Brother, Ivo Apostolov.

Ai u shpreh se postpandemia përshpejtoi procesin e transformimit dixhital dhe automatizimit të proceseve të bizneseve në të gjithë botën dhe Shqipëria është në të njëjtin zhvillim ku zgjidhjet speciale të printimit që përfshijnë printerat industrial të etiketimit, apo termik për desktop dhe mobile janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Etiketat, barkodet dhe printimet termike i hasim kudo në jetën tonë si konsumatorë. Kur flasim për këtë lloj materiali informativ, nënkuptojmë të gjithë llojet e ndryshme të tyre dhe të gjitha vendet ku ka nevojë të përdoren duke filluar nga shpërndarja (distribucioni), tregtia, industritë e ndryshme përfshirë edhe atë ushqimore, transporti, mjekësia.

Cilësia dhe shumëllojshmëria e aplikimeve është shumë e rëndësishme dhe në shumë raste kritike jo vetëm për sigurinë e informacionit dhe cilësinë e tij, por edhe për produktivitetin dhe konkurrencën e të gjithë kompanisë.

Disa nga fushat ku mund të përdoren printerat termik të etiketimit dhe barkodimit në variantin desktop dhe mobile janë:

Kujdesi shëndetësor, mjekësor dhe laboratorik: Kartat e takimit, Etiketat e pranimit, Etiketat e mostrave dhe patologjisë, Etiketat e qeseve të gjakut, Etiketat laboratorike, Etiketat e mikrobiologjisë, Etiketat e qeseve të dozimit/barëve.

Shitje me pakicë: Etiketat e çmimeve, Etiketat me barkod, Etiketat në skajet e raftit.

Shitje/markë: Etiketat e çmimeve me zbritje.

Gjurmimi i ushqimit: Etiketat e çmimeve, Etiketat e barkodit, Etiketat e përbërësve të ushqimit të parapaketuar, Etiketat e informacionit mbi ushqimin, Datat e skadencës.

Magazinimi dhe logjistika: Etiketat e transportit, Etiketat e kartonit, Etiketat e vendndodhjes, Etiketat e identifikimit të paletës, Etiketat e kontrollit të cilësisë etiketat.

Fuqia punëtore në terren: Faturat, Vlerësimet e riparimit, Deklaratat e punës, Urdhrat e punës,  Vlerësimet dhe kuptimet, Raportet e mirëmbajtjes dhe shërbimit.

Siguria publike: Shkeljet e parkimit, Regjistrimi i aksidenteve dhe skenave të krimit, Gjobat elektronike,  Njoftimet paralajmëruese.

Shërbimet e urgjencës: Të dhënat e pacientit, Planet e kujdesit, Raportet e incidenteve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0