Prezantohet “pajisja inteligjente” që monitoron qarkullimin rrugor. Për çdo shkelje gjoba ju vjen në shtëpi - Business Magazine Albania

Prezantohet “pajisja inteligjente” që monitoron qarkullimin rrugor. Për çdo shkelje gjoba ju vjen në shtëpi

qarkullimin rrugor

Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndoqi nga afër funksionimin e kësaj pajisjeje inteligjente, prodhim gjerman, në një nga segmentet rrugore që lidh Tiranën me Elbasanin dhe me këtë rast u bëri një apel përdoruesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit, pas kjo pajisje “nuk njeh mik!”

“Kjo pajisje është në fakt teknologjia e fundit që përdoret sot në vendet perëndimore, pajisje që kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar në 4-6 korsitë, nëse do të kemi rrugë me 6 korsi. Është një pajisje që punon në mënyrë të pavarur, ditën dhe natën, që nuk ka asnjë ndikim njerëzor apo subjektiv të gjykimit të shkeljes. Në mënyrë automatike e regjistron shkeljen dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Është një pajisje e cila mund të lëvizë lehtësisht në të gjitha segmentet rrugore”, tha ministri Çuçi.

Lexoni: Së shpejti do të vihet në përdorim leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor. Ja cilat janë avantazhet

Sipas tij vetëm gjatë një ore që ka qenë këtu, pajisja ka regjistruar 305 raste shkeljesh të përdoruesve të mjeteve.

“Të dashur përdorues mjetesh, kjo është një aparaturë që nuk të krijon mundësinë që t’i shpëtosh shkeljes, pavarësisht se mund të njohësh ministrin, kryeministrin, deputetin apo këdo qoftë. Kjo është një mënyrë krejtësisht automatike dhe gjoba do të vijë në bazë të regjistrimit të targës, që bëhet nga aparatura, me foto dhe me video, do t’ju vijë në shtëpi, aty ku keni deklaruar dhe adresën, ku keni regjistruar mjetin tuaj. Tashmë nuk ka më mik! Është vetëm kjo aparaturë, punon ditën-natën, punon kudo, në çdo segment rrugor lehtësisht dhe përpunon lehtësisht të gjithë shkeljen dhe gjobën si rezultat i shkeljes, në mënyrë të pavarur, pa asnjë ndikim njerëzor”, u shpreh ministri Çuçi.

Më tej ai paralajmëroi shtetasit që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit, se mund të rrezikojnë heqjen e patentës, sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se gjoba iu dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.

“Kjo na e jep në video, në foto çdo drejtues automjeti, jep ‘location”, targën e mjetit, kohën reale kur ka qenë shkelja. Fotot janë me infra, janë për natën, për ditën, kap deri në gjashtë korsi. Pajisja do të jetë 24 orë aktive. Identifikimi bëhet nëpërmjet targës, gjejmë adresën e pronarit të mjetit, dhe ia dërgojmë gjobën së bashku me fotografinë e kundërvajtësit, me ditën, orën, vendin ku është konstatuar shkelja. Ne kemi detyrimin të bëjmë njoftimin me postë brenda 30 ditësh”, tha Veliu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0