Prezantohet në Tiranë linja e re e smartfonëve Galaxy S10 - Business Magazine Albania

Prezantohet në Tiranë linja e re e smartfonëve Galaxy S10


Një dekadë pas lançimit të të parit Galaxy S, Samsung solli linjën e re të smartfonëve – Galaxy S10 në Shqipëri. Vetëm pak ditë pas premierës botërore, të gjithë të ftuarit në hotel Plaza Tirana patën mundësinë të preknin nga afër tre pajisjet unike – Galaxy S10, S10 + dhe S10e – të cilat sjellin inovacionet më të fundit në ekran, kamera dhe performancë.

Seria e re Galaxy S10, e cila përbën zgjidhjen më moderne dhe më të avancuar të Samsung, është projektuar për të përmbushur nevojat specifike të tregut të sotëm të smartfonëve dhe çdo pajisje ofron një eksperiencë të pakrahasueshme për çdo përdorues. Me një ekran të ri dinamik AMOLED, një kamera që ofron një lente ultra të gjerë, performancë inteligjente dhe karrikim të shpejtë, Galaxy S10 u ofron përdoruesve më shumë zgjedhje dhe vendos standarde të reja për smartfonët.

“Seria e Galaxy S ka qenë gjithmonë një sinonim për inovacionin që u jep përdoruesve një përvojë të pabesueshme. Sot, 10 vjet pas smartfonit të parë Galaxy S, ne paraqesim risitë e fundit në ekran, kamera dhe performancë që do të kënaqë edhe përdoruesit më kërkues. Galaxy S na mundëson të futemi në një epokë të re teknologjike,” tha Matthew Jinkyu Jeon, president pranë Samsung Electronics Adriatic.

Me hardware dhe software të nivele të larta, funksione krejtësisht të reja për të përmirësuar performancën e inteligjencës artificiale dhe Wi-Fi, Galaxy S10 është pajisja më inovative e Samsung deri më sot. Si smartfoni i parë me HDR10+  të certefikuar, ekrani i tij shfaq një përmbajtje të gjallë dixhitale me spekter të gjerë të ngjyrave për foto sa më reale dhe plot shkëlqim.

“Të gjitha pajisjet e Galaxy S10 janë krijuar duke u marrë parasysh dëshirën e përdoruesve tanë. Galaxy S10 është dizajnuar për përdoruesit që duan një telefon të mrekullueshëm me performancë të fuqishme. Për ata që kërkojnë një pajisje të tillë, është Galaxy S10+ telefoni funksionalitetet e të cilit janë në nivelin më të lartë. Galaxy S10e është ndërtuar për përdoruesit që kërkojnë veçori premium në një aparat kompakt,” – theksoi Pavle Zobundžija, drejtor i Telekomunikacionit në përfaqësimin rajonal të Samsung Electronics.

Galaxy S10, Galaxy S10+ dhe Galaxy S10e në tregun shqiptar do të jenë të disponueshme nga data 8 Mars 2019. Çmimet fillojnë nga 111,499L për Galaxy S10, 124999L për Galaxy S10+ dhe 92999L për Galaxy S10e. Porositë paraprake të Galaxy S10, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 kanë filluar që më 21 Shkurt 2019 dhe të gjithë përdoruesit që kanë parapaguar Galaxy S10 ose Galaxy S10+ do të përfitojnë nga Samsung Galaxy Snaps.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0