Praktikë me pagesë në media - Business Magazine Albania

Praktikë me pagesë në media


Përshkrimi 

Programi Praktikë në media është pjesë e kursit të UWC-USA: Forumi i Lidershipit Global që do t’u ofrojë profesionistëve  apo praktikantëve të medias mundësi unike për të treguar historitë e të rinjve që jetojnë jashtë Amerikës.

Ata do të bashkëpunojnë me Drejtorin e GLF-së për të dokumentuar historitë dhe ngjarjet e programit veror të vitit 2019 GLF. Kandidati i kualifikuar duhet të jetë në gjendje të iniciojë dhe modelojë misionin dhe vlerat thelbësore të UWC-së, të marrë pjesë në një mjedis pozitiv dhe të mbajë distancë profesionale ndërmjet pjesëmarrësve dhe stafit. Praktikantët e Medias do të zhvillojnë një bibliotekë të materialeve dixhitale dhe të marketingut për programin dhe faqen e internetit, si dhe do të ndihmojnë pjesëmarrësit e GLF-së me planet e veprimit të projektit të tyre në komunitet.

Benefitet- kompensimi:

• 500 Dollarë
• Banesë dhe ushqim
• Transport gjatë programit GLF
• Sigurim shëndetësor të përkohshëm.

Për më shumë vizitoni uebfaqen: mladinfoo.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0