Positron siguron 230 milionë dollarë në Series B për të sfiduar Nvidia-n në çipat e AI - Business Magazine Albania

Positron siguron 230 milionë dollarë në Series B për të sfiduar Nvidia-n në çipat e AI

Startup-i i gjysmëpërçuesve Positron ka siguruar 230 milionë dollarë financim në raundin Series B, mëson ekskluzivisht TechCrunch. Kompania planifikon të përdorë kapitalin për të përshpejtuar vendosjen në treg të çipave të saj të memories me shpejtësi të lartë – një komponent kritik për çipat që përdoren në ngarkesat e punës së inteligjencës artificiale (AI), sipas burimeve pranë procesit të financimit.

Mes investitorëve në këtë raund është edhe Qatar Investment Authority (QIA), fondi sovran i pasurisë së Katarit, i cili kohët e fundit ka intensifikuar fokusin në ndërtimin e infrastrukturës për AI.

Startup-i me bazë në Reno vjen me këtë raund Series B në një moment kur hyperscaler-at dhe kompanitë e AI po kërkojnë të reduktojnë varësinë nga lideri i deritanishëm i tregut, Nvidia. Mes tyre është edhe OpenAI, e cila – pavarësisht se është një nga klientët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të Nvidia-s – raportohet se është e pakënaqur me disa nga çipat më të fundit të kompanisë dhe prej vitit të kaluar po eksploron alternativa të tjera.

Ndërkohë, Katari, përmes QIA, po përshpejton një strategji më të gjerë drejt asaj që quhet “sovereign AI infrastructure” (infrastrukturë sovrane e inteligjencës artificiale) – një prioritet i theksuar vazhdimisht gjatë Web Summit Qatar që u mbajt këtë javë në Doha. Burime të shumta i kanë thënë TechCrunch se vendi e konsideron kapacitetin kompjuterik si kritik për konkurrueshmërinë ekonomike globale dhe po pozicionohet si një qendër rajonale e shërbimeve AI në Lindjen e Mesme. Kjo qasje po rrit interesin për startup-e si Positron.

Lexo edhe: Shqipëria e së ardhmes/ Inteligjenca artificiale dhe sektori i teknologjisë

Kjo strategji po konkretizohet tashmë edhe përmes investimeve të mëdha, përfshirë një joint venture prej 20 miliardë dollarësh për infrastrukturë AI me Brookfield Asset Management, e shpallur në shtator.

Me këtë financim, Positron e çon totalin e kapitalit të mbledhur në pak më shumë se 300 milionë dollarë. Kompania kishte ngritur më herët 75 milionë dollarë vitin e kaluar nga investitorë si Valor Equity Partners, Atreides Management, DFJ Growth, Flume Ventures dhe Resilience Reserve.

Positron pretendon se çipi i saj i gjeneratës së parë, Atlas, i prodhuar në Arizona, arrin performancë të krahasueshme me H100 GPU të Nvidia-s, por me më pak se një të tretën e konsumit të energjisë. Ndryshe nga shumë konkurrentë, Positron është fokusuar te inference – pra fuqia llogaritëse e nevojshme për ekzekutimin e modeleve të AI në aplikime reale – dhe jo te trajnimi i modeleve të mëdha gjuhësore. Ky pozicionim vjen në një kohë kur kërkesa për hardware inference po rritet ndjeshëm, ndërsa bizneset po kalojnë nga ndërtimi i modeleve drejt përdorimit të tyre në shkërallëzim.

Sipas burimeve të TechCrunch, përveç kapaciteteve të avancuara të memories, çipat e Positron performojnë shumë mirë edhe në ngarkesa pune me frekuencë të lartë dhe në përpunimin e videos, duke i dhënë kompanisë një avantazh shtesë në sektorë të ndryshëm industrialë dhe komercialë.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0