Portali qeveritar e-Albania organizon konkursin “1 miliard turistë, 1 miliard mundësi” - Business Magazine Albania

Portali qeveritar e-Albania organizon konkursin “1 miliard turistë, 1 miliard mundësi”


Portali qeveritar e-Albania organizon konkursin “1 miliard turistë, 1 miliard mundësi”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit dhe synon të nxisë njerëzit të flasin rreth turizmit dhe potencialit të tij.

Portali zgjodhi rrjetin social rrjetin social Facebook për të prezantuar këtë konkurs: “Fitoni udhëtime turistike në disa prej zonave më të bukura të Shqipërisë! Edhe pak ditë kanë mbetur për të aplikuar!

Dërgoni fotografitë, video-reportazhet tuaja të realizuara në zona turistike shqiptare apo esetë me temë turizmin shqiptar në konkursin e organizuar nga portali qeveritar e-albania.”

Organizimi i këtij konkursi nxitet fakti se Shqipëria është një vend me një potencial të madh turistik, ku gjenden gjithashtu dhjetëra vendndodhje të trashëgimisë kulturore. Konkursi zhvillohet në tre kategori: fotografi/pikturë, video dhe ese, të cilat kanë një temë të përbashkët: turizmin shqiptar.

Dërgimi i materialeve bëhet në e-albania. Për të dërguar aplikimin, duhet të jeni i regjistruar në portal. Çdo përdorues i portalit mund të dërgojë në total 5 aplikime për të gjitha kategoritë e konkursit.

Kriteret e aplikimit për kategorinë fotografi/pikturë:

• Fotografitë/pikturat duhet të jenë materiale autentike tuajat

• Madhësia maksimale e skedarit nuk duhet të kalojë 4 MB si dhe nuk duhet të përmbajë shkronjën “ë” ose “ç” në emërtim

• Titulli që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 100 karaktere

• Përshkrimi që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 700 karaktere

Kriteret e aplikimit për kategorinë video:

• Videoja duhet të jetë reportazh autentik i juaji

• Videoja nuk duhet të kalojë minutazhin maksimal prej 10 minutash

• Titulli që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 100 karaktere

• Përshkrimi që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 700 karaktere

Kriteret e aplikimit për kategorinë ese:

• Eseja duhet të jetë shkrim autentik i juaji

• Madhësia maksimale e skedarit nuk duhet të kalojë 4 MB si dhe nuk duhet të përmbajë shkronjën “ë” ose “ç” në emërtim

• Numri i fjalëve në ese nuk duhet të jetë më tepër se 1000

• Titulli që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 100 karaktere

• Përshkrimi që shoqëron aplikimin nuk duhet të kalojë 700 karaktere

Përcaktimi i fituesve të konkursit do të realizohet përmes një votimi online në portalin e-albania ku çdo përdorues do të ketë mundësi të votojë një numër të pakufizuar aplikimesh për çdo kategori, duke dhënë një votë në total për çdo aplikim të parapëlqyer.

Katër fitues do të përzgjidhen dhe do të përfitojnë një udhëtim çift në Shqipëri nga agjencia Kalemi Travel & Tours si dhe për 3 fitues të tjerë të konkursit të turizmit në e-albania, My Albania “Nature Explorers” do të ofrojë një paketë turistike sipas dëshirës së fituesit në një prej destinacioneve më të bukura të trevave mbarëshqiptare: Bogë, Prevallë, Dardhë, Voskopojë, Brezovicë. Për të eksploruar Shqipërinë, për të parë dhe për të marrë më të mirën nga natyra jonë e bukur.

 

Klikoni këtu për të aplikuar!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0