Plani i Veprimit për Tregtinë Elektronike: Një hap konkret drejt bashkëpunimit mes institucioneve dhe biznesit online - Business Magazine Albania

Plani i Veprimit për Tregtinë Elektronike: Një hap konkret drejt bashkëpunimit mes institucioneve dhe biznesit online

Nga Valer Pinderi- Unë jam Valer Pinderi, President i Shoqatës Shqiptare të eCommerce (AECA), dhe doja të ndaja me ju një zhvillim të rëndësishëm për sektorin e tregtisë online në Shqipëri. Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEKI), ne kemi nënshkruar një plan veprimi të ri, i cili nuk është thjesht një dokument, por një mekanizëm konkret për të përmirësuar performancën tonë në shitjet elektronike dhe për të krijuar një urë të qëndrueshme komunikimi me institucionet kryesore të vendit.

Ky plan mbledh rreth një tryeze Bankën e Shqipërisë, Shoqatën e Bankave, Drejtorinë e Tatimeve, Drejtorinë e Doganave, Postën Shqiptare, AKEP-in, AIDA-n dhe një sërë aktorësh të tjerë kyç, me qëllimin e përbashkët: adresimin e situatës kritike ku ndodhet industria e internetit, si dhe rritjen e mundësive e leverdishmërisë për të gjithë bizneset shqiptare që operojnë në tregtinë online.

Marrëveshja e re për Planin e Veprimit të Tregtisë Elektronike, e firmosur së fundmi nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), përfaqëson një hap domethënës në sinkronizimin e veprimeve mes institucioneve shtetërore dhe sektorit privat. Ky plan synon të krijojë një mjedis sa më miqësor për tregtinë online, duke ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe gjithë aktorët e tjerë në ekosistemin e e-commerce.

Në thelb, dokumenti parashikon disa masa kyçe, mes të cilave: 

  • Forcimi i kuadrit ligjor dhe fiskal, për të mbështetur transaksionet elektronike e për të rritur besimin e konsumatorit.
    • Krijimi i kushteve më të mira logjistike, përfshirë lehtësimin e procedurave doganore dhe postare, në mënyrë që produktet të lëvizin më shpejt dhe më sigurt.
    • Zhvillimi i platformave për të rritur transparencën e të dhënave, si dhe për të mbrojtur të drejtat e konsumatorit e të biznesit.
    • Analiza dhe promovimi i praktikave më të mira për sigurinë kibernetike e pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare.
    • Nxitja e përdorimit të pagesave elektronike dhe edukimi financiar i konsumatorëve.

Përgjatë 2025-ës fokusin e kemi të zgjerojmë anëtarët me qëllim që mendimi ynë të jetë sa më gjithë përfshirës.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0