Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të... - Business Magazine Albania

Plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, ja rrugët që do bllokohen

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili do të zhvillohet në pesë etapa, duke përshkuar disa qytete kryesore të vendit. Ky aktivitet sportiv mbarëkombëtar pritet të sjellë dinamizëm dhe entuziazëm në rrugët shqiptare, por njëkohësisht kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lëvizjen e kufizuar në segmentet rrugore përkatëse.

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025
Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30
Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20
Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10
Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45
Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15
Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30
Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025.
Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025
Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10
Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30
Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30
Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50
Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025
Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20
Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45
Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10
Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25
Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10
Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025.
Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20
Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15
Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00
Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00
Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Policia e Shtetit apelon për respektimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit dhe mbështetjen qytetare në funksion të sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti sportiv me rëndësi kombëtare. Bashkëpunimi i të gjithëve është kyç për suksesin e turit çiklistik dhe promovimin e një Shqipërie më aktive dhe sportive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0