Piktura e Banksy ” Game Changer” shitet 16,7 milionë euro - Business Magazine Albania

Piktura e Banksy ” Game Changer” shitet 16,7 milionë euro

Një pikturë e realizuar nga artisti britanik i rrugës Banksy është shitur për një rekord prej 16.7 milionë paund, të ardhura të cilat do të shkojnë për personelin e shërbimit kombëtar shëndetësor në Britani.

Piktura, “Game Changer”, e cila është imazhi i një infermiereje si një super heroinë iu shit një blerësi anonim për 14.4 milionë paund plus kostot e tjera, shuma më e lartë me të cilën është shitur ndonjëherë një pikturë e Banksy.

“The Game Changer nga Banksy shitet për 14,4 milion £. Bravo. Urime”, u shpreh Jussi Pylkkanen, presidenti global i shtëpisë së ankandeve ‘Christie’s’.

“Çfarë simboli domethënës i asaj që kemi kaluar të gjithë dhe mbështetjes së pabesueshme të Shërbimit Kombëtar shëndetësor që kanë qenë aty për muaj të tërë dhe do të vijojnë të jenë”, tha ai më tej.

Piktura është vepra e fundit nga artisti i britanik i rrugës, e cila doli në ankand dhe tejkalon rekordin e mëparshëm prej 9.9 milionë paundësh. Një kopje e “Game Changer” do të qëndrojë e ekspozuar në spitalin “Southampton General” në Angli, ku u shfaq për herë të parë në mënyrë misterioze.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0