Përse duhet të hamë mëngjes para orës 9:30?

Përse duhet të hamë mëngjes para orës 9:30?

Gjërat që sugjerohet të bëni çdo mëngjes para orës 10


Ne të gjithë e dimë se kur kosumojmë mëngjes, zvogëlojmë dëshirat gjatë gjithë ditës. Nëna juaj ju thotë, doktori juaj ju thotë … çfarë duhet të të bëjmë që të kuptojmë se nuk duhet ta shmangim mëngjesin?

Po sikur… të bëjmë një axhendë? Një axhendë e cila përputhet me orën tuaj biologjike dhe siguron që metabolizmi, pesha trupore dhe sëmundjet të mbahen nën kontroll? Një axhendë e përcaktuar, ora 9:00 e mëngjesit, ndryshe nuk mund ta quajmë mëngjes.

Një studim i ri nga Universiteti Tel Aviv në Izrael ka bërë pikërisht këtë dhe lidhet me atë që studjuesit e quajnë “ora e gjeneve.”

“Studimi jonë tregon se konsumimi i mëngjesit nxit ciklin e duhur të orës së gjeneve që çon në kontrollin e përmirësuar të glicemisë,’ tha Prof. Daniela Jakubowicz e Fakultetit të Mjekësisë Sackler. “Kjo orë e qarkullimit jo vetëm që rregullon ndryshimet e glukozës në metabolizëm, por gjithashtu rregullon peshën tonë të trupit, presionin e gjakut, funksionin vaskular dhe arteriosklerozën”.

Studiuesit izraelitë kryen teste të gjakut në 36 subjekte, disa prej tyre ishin njerëz që vuajnë nga diabeti dhe më pas i vunë në një testim dy ditor, një ditë me mëngjesin dhe drekën dhe ditën tjetër vetëm me drekën.

Lexoni gjithashtu: Si u bë mëngjesi i famshëm si “vakti më i rëndësishëm i ditës”

Rezultatet treguan se e vetmja kohë që ora e gjeneve të subjekteve punonte siç duhet ishte kur ata hanin mëngjes.
Studimi përfshiu gjithashtu një grup pjesëmarrësish që anashkaluan mëngjesin për 10 ditë. Në ato subjekte, studiuesit panë shenja të sheqerit në gjak dhe përgjigje të dobëta të insulinës. Pra, edhe pse ata konsumonin më pak kalori dhe nuk hanin shumë gjatë ditës, ata pjesëmarrës kishin më shumë gjasa të shtonin peshë.

“Në të dy individët e shëndetshëm dhe ata diabetikë, konsumimi i mëngjesit ka përmirësuar dukshëm orën e gjeneve të lidhur me peshën e duhur trupore dhe përmirësimin e nivelit të glikozës dhe insulinës pas drekës,” tha Jakubowicz. “Orari i duhur ushqimor, si përshembull mëngjesi para orës 9:30, mund të çojë në përmirësimin e të gjithë metabolizmit, të lehtësojë humbjen e peshës dhe të shmang komplikimet me dy llojet e diabetit dhe çrregullime të tjera të moshës.”

/FromTheGrapeVine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0