Përfundon ByPassi i Fierit, rruga e hapur për qarkullim

Përfundon ByPassi i Fierit, rruga e hapur për qarkullim

ByPassi i Fierit

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inaguruan të hënën paradite përfundimin e punimeve në ByPassin e Fierit.

Tenderi për ndërtimet e Bypass-it të Fieri u miratua më 2013 dhe punimet duhet të përfundonin në vitin 2017, por u ndërprenë për shkak të falimentimit të kompanisë. Financuesja e punimeve ka qenë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Bypass-i i Fierit, me gjatësi 22 kilomentra, lidh rrugët Lushje-Fier, Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë.

Bypass-i i Fierit, autostradë e kategorisë B, ekstra urbane dhe me një limit shpejtësie prej 120 kilometrash, do të kontrollohet me radar shpejtësie për të monitoruar respektimin e rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Lexoni: Nisin fluturimet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, shmangni biletat online

Prej mesditës së sotme, bypass-i është i hapur, në të dyja korsitë e tij, për qarkullimin e automjeteve.

Ai është pjesë e një korridori të rëndësishëm, që lehtëson trafikun nga Lushnja në Vlorë, veçanërisht gjatë sezonit turistik ku dhe fluksi i makinave është më i lartë.

Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi se së shpejti do të nisë dhe ‘asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe do të hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë’.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0