“Për një botë pa tym cigaresh, duhet bashkëpunim më i mirë mes institucioneve përkatëse“ - Business Magazine Albania

“Për një botë pa tym cigaresh, duhet bashkëpunim më i mirë mes institucioneve përkatëse“

botë pa tym

Reduktimi i nivelit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë për shkak të cigareve me djegie duhet të jetë prioritet dhe qëllim kryesor i të gjitha organizatave shëndetësore; ishte ky konkluzioni i panelit të samitit virtual për cigaret elektronike, ku u diskutua mbi ndikimin e alternativave me risk të reduktuar tek shëndeti publik. Në këtë samit morën pjesë disa nga ekspertët më të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë dhe kërkimit shkencor.

Që prej prezantimit të cigareve elektronike dhe produkteve me ngrohje, janë kryer studime të panumërta mbi ndikimin e tyre në reduktimin e konsumit të cigareve tradicionale si edhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të popullatës. Ndonëse fillimisht shumë ishin skeptikë, sot shkenca flet qartë në favor të alternativave me risk të reduktuar si një metodë për të lënë cigaren, por edhe për të përmirësuar shëndetin e popullsisë së botës.

„Ka gjithnjë e më shumë prova që mbështesin premisën se problemi kryesor me cigaren është djegia, jo konsumi i nikotinës,“ tha profesori Robert Beagle i Universitetit të Auckland, në Zelandën e Re. Reduktimi i sëmundjeve të shkaktuara nga konsumimi i cigareve ndihmon përmbushjen e objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm, prandaj nevojitet bashkëpunimi ndërmjet të gjitha organizatave botërore për të arritur këtë qëllim”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit në botë vdesin rreth 8 milionë njerëz dhe llogaritet se 80% e këtij numri lidhet me konsumimin e cigareve, pra afro 20 mijë vdekje në ditë.

Megjithatë, ekspertët pajtohen se pikëpamjet e organizatave dhe institucioneve kompetente janë të përçara, sado që studime të shumta tregojnë qartë se përdorimi i alternativave me risk të reduktuar është më i mirë në krahasim me cigaret tradicionale, ndihmon lënien e cigares dhe redukton sëmundjet e lidhura me pirjen e cigares.

“Ndërsa Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po inkurajojnë kalimin nga cigaret tradicionale në alternativa më pak të dëmshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se produkte të tilla janë gjithashtu të dëmshme për shëndetin, duke dërguar sinjale të përziera dhe duke i ngatërruar njerëzit,” tha Dr. Jamie Hartman-Boyce, autore kryesore e vlerësimit të Cochrane mbi lënien e cigares. Sipas saj, është e nevojshme që pozicionet e organizatave të rëndësishme të sinkronizohen, në mënyrë që të arrihet qëllimi për një botë pa tym cigaresh deri në 2030-ën.

Lexo: Pse ardhja e një produkti të ri me ngrohje në Shqipëri është shenjë e mirë?

“Që nga shfaqja e alternativave me risk të reduktuar, ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të njerëzve që pinë cigare dhe të nivelit të varësisë ndaj nikotinës; kjo është një provë e pakundërshtueshme se cigaret elektronike dhe alternativat e tjera janë më të mira se cigaret tradicionale”, përfundoi Robert West, profesor i psikologjisë në Kolegjin Universitar në Londër.

Si me çdo risi në treg, njerëzit fillimisht ishin mosbesues ndaj alternativave. Megjithatë, sot, të dhënat nga vende si Suedia, Norvegjia, Japonia, Islanda, SHBA dhe Zelanda e Re, ku përdorimi i këtyre produkteve është rritur ndërsa numri i njerëzve që pinë cigare është ulur, tregojnë qartë se pranimi i alternativave më pak të dëmshme është një mënyrë për t’i shpëtuar njerëzit nga cigaret.

Pjesëmarrësit e panelit pajtohen se nevojitet një përpjekje e përbashkët e organizatave kompetente shëndetësore për të zhdukur tymin, i cili është vërtetuar se është i dëmshëm jo ​​vetëm për ata që pinë cigare, por edhe për njerëzit rreth tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0