Për herë të parë do të dalin në protestë 200 gra shtatzëna nga Mati. Çfarë kërkojnë ato nga qeveria?! - Business Magazine Albania

Për herë të parë do të dalin në protestë 200 gra shtatzëna nga Mati. Çfarë kërkojnë ato nga qeveria?!

protestë

Një protestë unike në llojin e saj do të mbahet më 13 korrik në Shqipëri për herë të parë dhe iniciatorët e saj janë 200 zonja shtatzëna nga Mati, të cilat kërkojnë nga qeveria një mjek gjinekolog! Vetëm një së paku në spitalin e tyre!

Largimi nga vendi i mjekëve dhe paaftësia e Qeverisë për t’i mbajtur ata në vend, paaftësia për t’i joshur që të punojnë deri në zonat më të thella të vendit, ka bërë që zonjat e Matit ta ndiejnë shumë këtë problem që u rrezikon jetën.

Në një mesazh që njëra prej tyre i ka dërguar Dhurata Çupit, deputetes së PD, shkruan qartë për nevojën e madhe që po i shtyn në një protestë paqësore, nevojën për mjekun gjinekolog në kushtet kur as në Tiranë nuk i pranojnë për të lindur.

A do ta dëgjojë thirrjen e tyre Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përcjellë nëpërmjet znj. Çupi apo në të kundërt, mund të ndëshkohen me atë që ato kanë më frikë, heqjen e familjarëve të tyre nga punët shtetërore?!

“Zgjidhja duhet urgjente, – thekson deputetja Çupi. –  Sa herë kam reaguar vetëm unë dhe askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk merren masa për zgjidhje.  Ku po shkojmë kështu?! Të tilla mesazhe më vijnë vazhdimisht. Si nënë, si grua, si deputete, i bashkohem kërkesës emergjente së këtyre nënave matiane.”

Në vijim, letra e grave shtatzënë që duan të protestojnë më 13 korrik:

Përshëndetje znj. Dhurata,

Rrethi i Matit u bë vite që vuan për një doktor gjinekolog të qëndrueshëm. Ishte një farë kohe dhe tani ka mbi 4 javë që përsëri spitali është pa doktor.

Unë personalisht jam shtatzënë në muajin e fundit dhe për punë ditësh do të sjell një fëmijë në jetë në Tiranë. Ama përveç meje ka me qindra gra të frustruara pasi na thanë që do të vinte doktori dhe tanimë na njoftuan që doktor nuk vjen.

Gratë shtatzëna në zona të thella janë vërtet në rrezik pasi as Tirana nuk i pranon pa qenë konsultuar më parë e kështu i dërgojnë në Lezhë apo Rrëshen në momente të fundit të lindjes.

Duam të organizojmë një protestë paqësore mirëpo nga frika se u hiqen njerëzit nga puna apo dhe arsye të tjera, nga afro 200 gra shtatzëna vetëm 5 jemi të gatshme të dalim në një protestë miqësore para spitalit për një të drejtë themelore. Protesta paqësore është nesër më datë 13.07.2021.

Do të ishte mirë nëse edhe ju do ta denonconit rastin ne fjalë, pra të mungesës së gjinekologut, ta paraqisnit si problem shqetësues. Unë ju kam shkruar të gjitha mediave dhe 2 prej tyre na kanë premtuar që të do jenë nesër pranë nesh për ta denoncuar.

Në pritje të përgjigjes suaj,

Faleminderit!

/boldnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0