Pensionet marrin pjesën më të madhe të buxhetit social në BE, rreth 2 trilionë euro - Business Magazine Albania

Pensionet marrin pjesën më të madhe të buxhetit social në BE, rreth 2 trilionë euro

Europa njihet prej kohësh si një nga rajonet me sistemet më të fuqishme të mbrojtjes sociale në botë; nga pensionet te strehimi social, përfitimet e papunësisë, shërbimet shëndetësore dhe mbështetja për aftësinë e kufizuar. Por sa bujare janë realisht vendet e BE-së kur bëhet fjalë për shpenzimet publike?

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2024 të gjitha vendet anëtare rritën buxhetin e tyre social, duke shënuar një rritje të përgjithshme prej gati 7% dhe duke e çuar totalin e shpenzimeve në afër 5 miliardë euro.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, shpenzimet mesatare sociale në BE qëndrojnë rreth 27% të GDP-së, por diferencat mes vendeve janë të mëdha.

Finlanda, Franca dhe Austria më bujaret në BE

Tre vendet kryesore për shpenzime sociale, secila me rreth 32% të GDP-së së dedikuar për përfitime shoqërore, janë:

Finlanda

Franca

Austria

Ndërkohë, Irlanda pozicionohet e fundit në renditje me vetëm 12% të GDP-së, më pak se vende jo-anëtare si Bosnje-Hercegovina (20%) dhe Serbia (18%).

Lexo edhe: Bie interneti në të gjithë botën, disa website ndalojnë së funksionuari

Ekspertët shpjegojnë se pozicioni i ulët i Irlandës lidhet me:

  • një strukturë demografike më të re,
  • nivel më të ulët pensionistësh dhe nevojash për kujdes afatgjatë,
  • dhe një GDP të fryrë nga kompanitë multinacionale, që e përdorin Irlandën për arsye fiskale.

Megjithatë, Irlanda renditet e dyta në BE për shpenzime në strehimin social, duke treguar një prioritet të qartë në këtë fushë.

Ku shkojnë paratë? Pensionet, papunësia dhe shëndetësia dominojnë buxhetet

Në të gjithë BE-në, shpenzimet sociale ndahen kështu:

  • Pensionet: 2 trilionë euro, pjesa më e madhe e buxhetit social.
  • Shëndetësia dhe shërbimet mjekësore: gati 1.5 trilionë euro.
  • Familja dhe fëmijët: 0.4 trilionë euro.
  • Aftësia e kufizuar: 0.3 trilionë euro.

Sa i përket vendeve kryesore:

Pensionet

Austria – 14.7% e GDP-së

Italia – 14.6%

Finlanda – 14.5%
(Franca, ndonëse me debatet e saj për reformën e pensioneve, shpenzon 13%.)

Shëndetësia

Gjermania – 9.9%

Franca – 9.5%

Holanda – 9.5%

Papunësia

Franca – 1.75% e GDP-së

Finlanda – 1.65%

Spanja – 1.5%

Strehimi social

Finlanda – 0.99%

Irlanda – 0.72%

Gjermania – 0.63%

Mungesa e strehimit të përballueshëm u rendit si problemi më urgjent për qytetarët e BE-së në sondazhin e Eurobarometrit 2025, sidomos për banorët e qyteteve.

Rritje e shpejtë nga Lindja: Estonia kryeson me 20%

Vendet e Europës Lindore po ngushtojnë hendekun me Perëndimin. Rritje më të mëdha të shpenzimeve sociale në 2024 shënuan:

  • Estonia: +20%
  • Kroacia: +18%
  • Rumania: +17.5%

Në rastin e Estonisë, rritja nuk konsiderohet si një zgjerim i modelit social, por si rezultat i rritjes së ndjeshme të pensioneve për shkak të inflacionit,rritjes së pagave (rreth 10%) dhe ndryshimeve të pragut të të ardhurave të patatueshme.

A do të mbyllë Gjermania “portofolin social”? 

Rritja e shpenzimeve sociale në Gjermani në 2024 ishte rreth 6.5%, më e ulët se shumica e vendeve të BE-së. Por ekspertët nuk presin shtrëngim të fortë fiskal. Sipas eksperteve numri i refugjatëve nga Ukraina, ngadalësimi ekonomik dhe presionet mbi tregun e punës vazhdojnë të rrisin nevojat për financim publik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0