Patoko dhe Tony’s, historia e një partneriteti inovativ - Business Magazine Albania

Patoko dhe Tony’s, historia e një partneriteti inovativ

Nga Fatima Gorezi – Në Shqipëri, bashkëpunimet mes bizneseve, sidomos atyre të vogla dhe të mesme, nuk janë shpesh të zakonshme. Por për Patoko-n, superapp-in e parë shqiptar, dhe Tony’s, restorantin e njohur në kryeqytet që sjell një shije autentike amerikane, ky partneritet duket se ka rrjedhur natyrshëm, pa forcë, si uji që gjen rrugën e vet.

U nisa nga Piramida, një simbol i vendit dhe i historisë së diskutueshme të së kaluarës, por edhe i një hapësire që po shndërrohet dita-ditës në një vatër inovacioni. Në katin e nëndheshëm, ku Patoko ka zgjedhur të vendoset, më priti Arber Kadia (bashkëthemelues i platformës dhe CEO) së bashku me Semin, një vajze e re e apasionuar pas inteligjencës artificiale, pjesë e stafit të Patoko; nga ata të rinj që sapo e sheh dhe dëgjon e kupton menjëherë se ka një lloj gjenuiniteti brendashkruar. Hapësira e ndriçuar nga dritaret e mëdha prej xhami dhe një lloj vendosje e karrigeve, tryezave të punës dhe kompjuterave; …më duhet ta pranoj PATOKO është një nga ambientet e punës më teknologjik dhe energjik që kam vizituar.

Arbrin e takova për të folur për programin e besnikërisë që Patoko ka ndërtuar me një serë biznesesh.

Patoko tani u jep mundësi bizneseve që nuk kanë infrastrukturë teknologjike të marrin një platformë super që ndihmon në renditjen e të gjitha rezervimeve: takime, prerje flokësh, masazhe, makina me qira. Por nga ana tjetër, nëse duan të rrisin marrëdhëniet me klientët, mund të përdorin programin e besnikërisë. Një kupon, pikë, produkt apo shërbim falas mund të stimulojë klientin për t’u rikthyer,” shprehet Arber Kadia.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0