Pas largimit të Donatellas, Prada mund të blejë Versacen! - Business Magazine Albania

Pas largimit të Donatellas, Prada mund të blejë Versacen!

Pas largimit të Donatellas, Prada mund të blejë Versacen!

Shtëpia e famshme italiane e modës “Prada” po shqyrton mundësinë të blejë konkurenten tjetër luksoze në këtë fushë, “Versacen”. Mediat italiane shkruajnë se përfaqësuesit e “Pradas” kanë marrë kontakte prej disa kohësh me kompaninë me qendër në Nju Jork, Kapri Holldings. Vendimi pritet të bëhet i ditur të enjten, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë që ka në pronësi Versacen do të shkojnë në Milano, javën që vjen.

Tarifat e reja për importin të vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp, siç kanë shkaktuar probleme me gjithë ekonominë botërore, kanë vështirësuar edhe këtë vendimmarrje. Gazeta italiane Corriere della Sera raportoi të dielën se një marrëveshje e mundshme mund të shpallet të enjten, më 10 prill, dhe çmimi për Versace-n, e cila aktualisht po operon me humbje, mund të reduktohet në 1 miliard euro (1.1 miliard dollarë), një e treta më e ulët se sa raportimet fillestare kishin treguar.

Lexo edhe: 20 vjet sukses në Shqipëri. Historia e zgjerimit dhe arritjeve të Printec në 17 vende të Evropës

E përditshmja italiane La Repubblica raportoi të shtunën se John Idol, Drejtori Ekzekutiv i Capri Holdings, pritet të jetë në Milano në ditët në vijim për të diskutuar marrëveshjen. Prada pati qasje ekskluzive për katër javë në të dhënat financiare të Versace në fund të shkurtit, një periudhë që më pas është zgjatur, sipas raportimeve mediatike. Tarifat e reja të vendosura nga Presidenti Donald Trump kanë shkaktuar tronditje në tregjet globale, duke shtuar një shtresë shtesë kompleksiteti në negociata.

Versace, ku Dario Vitale, ish-dizajner i Miu Miu, mori së fundmi rolin e Drejtorit Kreativ në vend të Donatella Versace, u ble nga Capri Holdings për 1.8 miliardë euro në vitin 2018, por kohët e fundit ka operuar me humbje. (1 dollar = 0.9128 euro).

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0