Partneriteti mes OnePlus dhe McLaren merr fund edhe zyrtarisht - Business Magazine Albania

Partneriteti mes OnePlus dhe McLaren merr fund edhe zyrtarisht

Javën e kaluar, u raportua që partneriteti mes OnePlus dhe McLaren mund të marrë fund, sepse gjigandi elektronik nuk është më i listuar si një partner i F1 2020 në webin e McLaren. Tashmë gjithçka është zyrtarizuar nga prodhuesi britanik i automjeteve sportive, duke e bërë të qartë se partneriteti i saj i gjatë me OnePlus ka mbaruar.

‘’Partneriteti ynë me OnePlus, i cili ka përfunduar, ka qenë një bashkëpunim shumë i suksesshëm midis dy markave ikonike dhe inovative. Që nga fillimi i këtij partneriteti në 2018, OnePlus ka qenë një partner mbështetës, me vlera dhe ne i urojmë suksese dhe shpresojmë të bashkëpunojmë sërish në të ardhmen’’.

Edhe pse OnePlus Concept One kurrë bëri një prezantim zyrtar, modelet e McLaren Edition të OnePlus 7T Pro dhe OnePlus 6T dolën në shitje me specifika të avancuara dhe modele ekskluzive. Me konfirmimin e fundit, është e sigurt të thuhet se nuk do të ketë më një variant të OnePlus 8 McLaren këtë vit, ose telefona të ardhshëm të markës McLaren dhe OnePlus.

Fundi i bashkëpunimit të OnePlus me McLaren nuk do të thotë se nuk do të ketë ndonjë edicion të ri special OnePlus. Kompania në të kaluarën ka bashkëpunuar me Disney për një linjë dedikuar Star Wars dhe Marvel.

Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0