Parashikimet për rritjen e shitjeve të pajisjeve teknologjike në 3 mujorin e katërt te 2020 - Business Magazine Albania

Parashikimet për rritjen e shitjeve të pajisjeve teknologjike në 3 mujorin e katërt te 2020

Shitjet e pajisjeve teknologjike nga konsumatorët në SH.B.A. do të rriten me 18% në 3 mujorin e katërt te 2020 krahasuar me 4% në 3 mujorin e katërt të 2019. Sipas të dhënave kërkimore të analizuara dhe publikuara nga ComprarAcciones.com, shitjet e pajisjeve teknologjike nga konsumatorët do të rriten me 18% nga viti në vit (YoY) në 3 mujorin e katërt  të 2020, si rezultat i trendit të vazhdimit të punës dhe mësimit nga shtëpia. Krahasimisht, shkalla e rritjes në 3 mujorin e katërt të 2019 ishte vetëm në 4%. Një pjesë e madhe e shitjeve në 3 mujorin e dytë të 2020 u kryen në internet,  me eCommerce që përfaqëson  69% të blerjeve. Krahasimisht, në 3 mujorin e dytë të 2019, shitjet në internet të pajisjeve elektronike përbënin 48% të të ardhurave totale të prodhuesve të pajisjeve  për konsumatorët.

Të ardhurat e përgjithshme nga pajisjet elektronike të SHBA pësuan rënie me 2.2% për shkak të rritjes me 16.6% sektorit të pajisjeve elektronike për konsumatorët. Gjatë sezonit “kthimi në shkollë” (klasa virtuale), shitjet e pajisjeve tradicionale si lapsa dhe fletore ranë me 32% në krahasim me vitin e kaluar. Në periudhën shtatë-javore e cila përfundoi më 8 gusht, 2020, kishte një rënie të të ardhurave prej 50%.

Për fat të mirë, e njëjta periudhë pa një rritje të jashtëzakonshme të të pajisjeve elektronike për konsumatorët lidhur me shkollimin në distancë. Shitjet e kompjuterëve notebook u rritën me 51% ndërsa monitorët u rritën me 79%. Shitjet e pajisjeve të komunikimit si webcamera / kamerat USB panë një rritje prej 116%.

Globalisht, të ardhurat nga pajisjet elektronike për konsumatorët do të rriten me 16,6% në vit duke arritur në 375,6 miliardë dollarë sipas Statista. Sidoqoftë, bazuar në një studim nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorëve (CTA), të ardhurat e përgjithshme në sektorin e teknologjisë në SHBA do të ulen me 2.2% në vitin 2020, duke arritur shifrën  406.8 miliardë dollarë. Kjo do të jetë rënia e parë e sektorit të teknologjisë që nga viti 2009.

Pavarësisht nga rënia e përgjithshme e sektorit amerikan të teknologjisë në vitin 2020, disa segmente do të paraqiten mirë. Për shembull, sektorët e softwer dhe shërbimet e transmetimit do të rriten me 14% duke arritur shifrën prej 86 miliardë dollarë. Gjithashtu, dërgesat e pajisjeve të monitorimit të shëndetit parashikohet të rriten me 75% duke arritur shifrën prej 10 milion. Dërgesat e telefonave inteligjentë 5G do të rriten me 800% duke arritur shifrën prej  14 milion, me të ardhurat që rriten me 665% duke arritur shifrën prej  11 miliard dollarë.

COMPRARACCIONES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0