Paradoksi i epokës digjitale: Kompanitë e teknologjisë ndalojnë përdorimin e AI në aplikimet për punë - Business Magazine Albania

Paradoksi i epokës digjitale: Kompanitë e teknologjisë ndalojnë përdorimin e AI në aplikimet për punë

AI është "kolegu" i së ardhmes — 3 mënyra si punëdhënësit mund të përgatiten për këtë gjë

Në një kohë kur kompanitë e teknologjisë dhe laboratorët e Inteligjencës Artificiale promovojnë përdorimin e AI-së si të domosdoshëm në jetën dhe punën e përditshme, disa prej tyre po vendosin kufij befasues, pikërisht gjatë aplikimeve për punë.

Një shembull i tillë është kompania Anthropic, një nga aktorët kryesorë në fushën e AI-së, e themeluar nga ish-anëtarë të ekipit drejtues të OpenAI. Teksa po zhvillon një fushatë të gjerë rekrutimi, Anthropic ka vendosur një rregull të pazakontë në procesin e aplikimit: ndalohet përdorimi i inteligjencës artificiale për të hartuar aplikimin.

Në faqen zyrtare të karrierave, aplikantëve u kërkohet të shkruajnë një ese të shkurtër mbi arsyet pse duan të bëhen pjesë e kompanisë. Por në një paralajmërim të qartë, thuhet: “Edhe pse inkurajojmë përdorimin e AI-së për të përmirësuar efikasitetin në punë, gjatë aplikimit kërkojmë që të mos përdoren mjete të AI-së.”

Lexo edhe: TikTok prezanton funksionin e parë me AI për gjenerimin e videove nga fotografitë

Qëllimi, sipas kompanisë, është të kuptohet motivimi i vërtetë i kandidatit dhe të vlerësohen aftësitë e tij të komunikimit të pafiltruara nga teknologjia. Çdo aplikant duhet të konfirmojë se e ka lexuar dhe pranuar këtë kërkesë.

Ky qasje ka ngjallur diskutime mbi standardet etike dhe praktikat e punësimit në epokën e inteligjencës artificiale, duke ngritur pyetje se deri ku duhet të lejohet përdorimi i teknologjisë në proceset e vlerësimit njerëzor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0