“Para e pasuri”, një projekt i ri ekonomik nga Aurora Sulçe - Business Magazine Albania

“Para e pasuri”, një projekt i ri ekonomik nga Aurora Sulçe


Pas emisionit “Ekopolitikë”, duke filluar nga sot, në Ora News starton një projekt i ri për ekonominë, nga gazetarja Aurora Sulçe.

“Para dhe pasuri”, do të jetë rubrika që do të ketë në fokus aktualitetin ekonomik, por e sjellë në një mënyrë ndryshe.

Çdo të mërkurë dhe të premte në orën 15.00, një analizë e thelluar e lajmit kryesor të javës, me ekspertizën më të mirë, për të kuptuar dhe analizuar çdo gjë në lidhje me ekonominë dhe financat tona, që na prek direkt të gjithëve.

Një gërshetim i ngjarjeve në terren me analizën në studio, në një produkt televiziv që mungon në tregun mediatik shqiptar. Një prodhim i redaksisë së informacionit në TV “Ora News”, me synimin për të shkuar përtej lajmit të përditshëm.

 

burimi: Oranews.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0