Pagesat për interesat e borxhit publik do rriten vitin e ardhshëm. Qeveria synon një eurobond të ri - Business Magazine Albania

Pagesat për interesat e borxhit publik do rriten vitin e ardhshëm. Qeveria synon një eurobond të ri

Në një kohë kur ekzekutivi pret qe ekonomia të ngadalësohet ndjeshëm vitin e ardhshëm, qeveria shqiptare do të marrë sërish borxh në tregun e huaj për të financuar deficitin buxhetor.

Sipas draftbuxhetit të ri, Financat kanë parashikuar daljen në tregjet ndërkombëtare për emetimin e një Eurobondi të ri, vlera e të cilit nuk bëhet ende e ditur.

Por, kjo do të varet edhe nga situata në tregjet ndërkombëtare nëse kushtet dhe interesat do të jenë të favorshme, në një kohë kur kërkesa për hua është e lartë pasi ekonomitë globale po përballen me krizën.

Lexo edhe: 13.4 miliardë lekë pagesat për koncesionet në 2023. Me rritje nga një vit më parë

Sipas tabelave të buxhetit, deficiti buxhetor prej 55.4 miliardë lekë vitin e ardhshëm pritet të financohet gati gjysma e tij nga tregu i brendshëm, ndërsa pjesa tjetër nga financimi i huaj. Për shkak të rritjes së normave të interesit edhe në tregjet globale, qeverisë do ti duhet të paguajë edhe më shumë për shërbimin e borxhit për vitin 2023.

Por, me gjithë situatën e vështirë dhe presionin që po ushtron kriza e çmimeve, qeveria zotohet t’i kthehet konsolidimit fiskal në vitin 2023 dhe synon uljen e borxhit publik në 67.5%, nga 68.8% që pritet të jetë ky tregues në fund të vitit. Kjo bazuar mbi pritshmëritë ambicioze për të mbledhur më shumë të ardhura në buxhet.

Në vitin pandemik 2021, ekzekutivi theu rregullin fiskal me justifikimin e nevojës dhe urgjencës  përmes një akti normativ duke zgjeruar ndjeshëm deficitin buxhetor e rritur rrjedhimisht borxhin, duke hequr kështu dorë nga rregulli për ulje të borxhit vit pas viti.

Vitin e kaluar, ekzekutivi emetoi eurobondin e pestë me vlerë 650 milionë euro dhe me një afat maturimi 10-vjeçar, ku pjesa më e madhe e tij u përdor për shlyerjen e borxhit të vjetër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0