OSBE/OHDIR: Mbyllja e TikTok ndikoi në zgjedhjet elektorale! - Business Magazine Albania

OSBE/OHDIR: Mbyllja e TikTok ndikoi në zgjedhjet elektorale!

Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, foli sot në konferencën për mediat lidhur me gjetjet e OSBE/ODIHR për fushatën dhe zgjedhjet e 11 Majit.

Lamberto Zannie theksoi se pavarësisht disa ndryshimeve në sistem, rekomandimet e mëparshme të ODIHR mbeten ende ta paadresuara dhe nuk ka patur një reformë elektorale gjithëpërfshirëse.

Ai theksoi se fushata ishte përgjithësisht e qetë por pati sulme mes drejtuesve kryesorë të partive politike. Ndër të tjera ai tha se mbyllja e TikTok nga qeveria ndikoi në rrjetet sociale.

“Fushata përgjithësisht e qetë por pati sulme mes drejtuesve kryesorë të partive sidomos online që tregon mjedisin politik që tregon një polarizim tejet të madh dhe mosbesim. Pozitive ishte se SPAK ngriti një task forcë për hetimin e krimeve zgjedhore. Fushata në rrjete sociale e parregulluar. Pikëpamjet e amplifikuara në rrjete sociale dhe nuk pati një autoritet për të monitoruar përmbajtjen manipuluese online. Mbyllja e TikTok nga qeveria ndikoi në rrjetet sociale,” tha Lamberto Zannie.

dosja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0