OpenAI lançon Flex - Ja se për çfarë do të përdoret! - Business Magazine Albania

OpenAI lançon Flex – Ja se për çfarë do të përdoret!

OpenAI lançon Flex - Ja se për çfarë do të përdoret!

Në përpjekje për të konkurruar më fuqishëm me kompani rivale të inteligjencës artificiale si Google, OpenAI ka prezantuar “Flex processing” – një opsion i ri API që ofron çmime më të ulëta për përdorimin e modeleve të AI-së në këmbim të kohëve më të ngadalta të përgjigjes dhe “mungesave të rastësishme të burimeve”.

Flex është i disponueshëm në versionin beta për modelet më të fundit të arsyetimit të OpenAI, o3 dhe o4-mini, dhe synon detyra me prioritet të ulët ose që nuk janë për përdorim prodhimi (jo live), siç janë testimet e modeleve, pasurimi i të dhënave dhe procese të brendshme asinakrone, njofton OpenAI.

Ky opsion e përgjysmon koston e API-së. Për modelin o3, përpunimi me Flex kushton 5 dollarë për një milion token-e input (~750,000 fjalë) dhe 20 dollarë për një milion token-e output, krahasuar me çmimin standard prej 10 dhe 40 dollarësh përkatësisht. Për o4-mini, Flex ul çmimin në 0.55 dollarë për një milion token-e input dhe 2.20 dollarë për output, nga 1.10 dhe 4.40 dollarë që janë çmimet standarde.

Lexo edhe:Amazing Albania:Nga Ksamili në Theth, këto janë “highlight”-et e Shqipërisë për 2025-ën

Ky lançim vjen në një moment kur kostoja e modeleve më të avancuara të AI-së po rritet ndjeshëm, ndërsa konkurentët po prezantojnë modele më të lira dhe më efikase. Vetëm një ditë më parë, Google prezantoi modelin Gemini 2.5 Flash, një model arsyetimi që konkurron apo tejkalon DeepSeek R1 në performancë, duke ofruar gjithashtu një kosto më të ulët për token.

Në një email dërguar klientëve për të njoftuar për çmimet e reja Flex, OpenAI bëri të ditur gjithashtu se zhvilluesit që ndodhen në nivelet 1-3 të hierarkisë së përdorimit (bazuar në shumën e shpenzuar në shërbimet e OpenAI) do të duhet të përfundojnë një proces të ri të verifikimit të identitetit për të pasur akses në modelin o3. Gjithashtu, përmbledhjet e arsyetimit të modeleve dhe mbështetja për API me transmetim (streaming) janë të kushtëzuara me këtë verifikim.

OpenAI ka deklaruar më parë se verifikimi i identitetit është krijuar për të parandaluar përdorimin abuziv të teknologjisë nga aktorë të këqij dhe për të forcuar zbatimin e politikave të saj të përdorimit.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0