OpenAI inkurajon kompanitë të testojnë javën 4-ditore për t’u përshtatur me epokën e AI - Business Magazine Albania

OpenAI inkurajon kompanitë të testojnë javën 4-ditore për t’u përshtatur me epokën e AI

OpenAI inkurajon kompanitë të testojnë javën 4-ditore për t’u përshtatur me epokën e AI
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, u sugjeron kompanive të konsiderojnë testimin e një jave pune 4-ditore, ndërsa përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në vendin e punës.

Në një paketë propozimesh të quajtur “people-first” (në fokus të njerëzve), kompania paraqet disa ide për të ndihmuar shoqërinë të përshtatet me epokën e AI, një ndryshim që pritet të sjellë përfitime, por edhe sfida për mënyrën si punojmë dhe jetojmë. Mes sugjerimeve është edhe krijimi i më shumë mundësive pune në sektorë ku kontakti njerëzor është i domosdoshëm, si kujdesi për fëmijët, arsimi dhe shëndetësia. OpenAI thekson se këto janë ide fillestare, kryesisht të fokusuara në SHBA, me qëllim hapjen e diskutimeve për hapat që duhen ndërmarrë, ndërsa sistemet e AI po bëhen gjithnjë e më të avancuara.

Sipas raportit të saj “Industrial Policy for the Intelligence Age”, koha që i duhet AI për të kryer detyra po zvogëlohet ndjeshëm. Nëse ky progres vazhdon, pritet që këto sisteme të jenë në gjendje të realizojnë projekte që sot u marrin njerëzve muaj të tërë. Ky ndryshim pritet të ndikojë thellësisht në mënyrën si funksionojnë organizatat, si krijohet njohuria dhe si njerëzit gjejnë kuptim dhe mundësi në punë. Për t’u përgatitur për këtë realitet, OpenAI sugjeron që kompanitë të motivohen për të përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme përfitimet për punonjësit. Një nga mënyrat është testimi i javës 4-ditore pa ulje page. Gjithashtu, bizneset mund të rrisin kontributet për pensionet, të mbulojnë më shumë shpenzime shëndetësore dhe të subvencionojnë kujdesin për fëmijët.

Lexo edhe: Bizneset po përpiqen të bëhen të dukshme në kërkimet me AI

Këto propozime vijnë në një moment kur shumë ekspertë paralajmërojnë se zhvillimi i AI mund të zëvendësojë një pjesë të vendeve të punës. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ka deklaruar se ky proces mund të ngjajë me ndryshimet që ndodhën gjatë Revolucionit Industrial. Nga ana tjetër, disa analistë mendojnë se ndikimi i AI mund të vijë më ngadalë nga sa parashikojnë kompanitë teknologjike. Një ide tjetër e propozuar është krijimi i një “fondi publik të pasurisë”, që do t’u japë qytetarëve mundësinë të përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja ekonomike e nxitur nga AI. Kjo ide është e ngjashme me propozimet e bëra edhe nga kompania rivale Anthropic. Në këto propozime përfshihet gjithashtu nevoja për të pajisur punonjësit dhe studentët me aftësitë e duhura për profesionet e reja, si dhe për të përmirësuar planifikimin e infrastrukturës energjetike dhe teknologjike.

Ndërkohë, kompanitë teknologjike po vazhdojnë të zhvillojnë sisteme gjithnjë e më të avancuara të AI, madje edhe drejt asaj që quhet “superinteligjencë”, sisteme që potencialisht mund të tejkalojnë aftësitë njerëzore – duke paralajmëruar njëkohësisht për ndikimet e mundshme negative në disa fusha të shoqërisë. Megjithatë, sipas disa ekonomistëve, efektet reale të AI në produktivitet dhe ekonomi mund të kërkojnë vite apo edhe dekada për t’u materializuar plotësisht. Adam Slater nga Oxford Economics thekson se shumë parashikime optimiste bazohen në supozime që mund të mos realizohen me të njëjtin ritëm në praktikë.

Ai shton se edhe në rastet kur teknologjitë e reja kanë sjellë rritje të madhe produktiviteti në të kaluarën, këto efekte shpesh kanë marrë kohë për t’u shfaqur dhe ndonjëherë janë zbehur më shpejt nga sa pritej.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0