Oligark apo Oligarki: Kjo është çështja

Oligark apo Oligarki: Kjo është çështja

oligark

Nga Zef Preci, ekonomist

Joel Samuels, një profesor i njohur i së Drejtës në Universitetin e Columbias në Karolinën e Jugut që ka mbuluar rolin e krimit të organizuar në Rusi në fillim të viteve 1990 ka dëshmuar nga afër procesin e transferimin e pasurisë nga shteti komunist tek një numër i vogël individësh, të cilët të gjithë kishin lidhje me liderët e Rusisë së kohës, domethënë të tri dekadave të fundit, ndër të tjera shkruan:

Oligarkët sot

Duke zotëruar industritë kryesore nga nafta dhe gazi natyror deri në industrinë e çelikut, të nikelit dhe industrive të tjera kryesore, oligarkët rusë ndikuan në të gjitha aspektet e jetës së përditshme. Me kalimin e kohës, ata u zgjeruan në fusha të tjera, të tilla si mas-media dhe sportet. Por, në thelb të tyre, oligarkët fituan pasurinë e tyre nga industria dhe e përdorën fuqinë e tyre hapur dhe pa ndëshkim.

Gjatë 20 viteve të fundit, numri i oligarkëve është rritur, por baza e fuqisë së tyre mbetet e njëjtë: një marrëdhënie me presidentin, që çon në përfitime financiare personale.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin i tha Financial Times në fillim të këtij viti, “Oligarkët janë ata që përdorin afërsinë e tyre ndaj autoriteteve, për të siguruar superfitime.”

Putin në mënyrë efektive ofroi një përkufizim alternativ, modern të oligarkut. Dhe si Yeltsin, Putini ka qenë përgjegjës për ngritjen dhe me raste, për rënien e oligarkëve moderne të Rusisë.

Tani dy fjalë për vendin tonë, Shqipërinë:

Secili lexues në moshë madhore i këtij statusi, që ka përjetuar rrënimin e qeverisjes, të pasurisë së trashëguar e krijuar dhe fondeve publike gjatë tri dekadave të fundit, ka rastin të reflektojë personalisht nëse vendi ynë ka apo nuk ka oligarkë, se cilët janë oligarkët dhe si bashkëjetojnë në simbiozë me elitën politike drejtuese apo sa e ndikojnë politikën dhe vendim-marrjen e shtetit shqiptarë në “zgjedhjen” dhe emërimin e deputetëve, bashkiakëve, ministrave, gjyqtarëve, prokurorëve, drejtorëve qëndorë, fituesve në tenderat publike qindra miliona Eurosh, përgatitjes së kuadrit ligjor favorizues për lobe biznesi dhe biznese të veçantë ku ata jane pronarë apo të deleguar të pronarit këtu në Shqipëri dhe në rregjistrat off-shore, në marrjen e licensave monopol (domethënë në procesin e kundërt me hapjen, privatizimin e lirinë e biznesit të dekadës së parë të tranzicionit), në fitimin e kontratave super-fitimprurëse për “shërbime” të pakërkuara (PPP-ve), që lënë peng taksat e qytetarëve shqiptarë edhe për dy apo tri dekada më vonë, në blerjen e gjthçkaje që shitet e blihet që nga tokat e trojet publike e private, në bregdet a në mal, deri edhe të varfërisë që sjell përditë keq-qeverisja, të shpirtit njerëzor dhe votës së njerëzve të thjeshtë që nuk i lidh asgjë me këtë lloj pushteti e shteti, deri edhe në vendosjen e paqes apo të luftës midis “bajlozëve” të politikës shqiptare.

Unë dua ta besoj sinqeritetin e zotit Rama në konferencën e sotme online të shtypit, domethënë po ashtu edhe unë nuk njoh asnjë oligark me emër. Në të vërtetë, shumicën prej tyre nuk i njeh njeri me emrin e lindjes, por i njohin me nofkat e feminisë në lagje, me emrin e mamasë, të pronës publike a biznesit që kanë “kapur”, të politikanit që i janë kacavarur në qafë herët, në “emër” të institucionit partiak të regjimit të vjetër prej nga janë pilotuar në “biznes”, sepse një numër syresh kanë edhe disa emra, njëlloj si politikanët, etj. Kështuqë duke e falenderuar profesor Samuels-in për studimet tij, dhe në sa rendita këtu më sipër mendoj se ka vend për të “njohur” të gjithë oligarkët që ka trashëguar ky vend qysh nga regjimi i shkuar dhe ata që ka “pjellë” regjimi që kemi sot…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0