Në një botë biznesi që ndryshon me ritme të shpejta, teknologjia nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri. Implementimi i një sistemi ERP të suksesshëm është një faktor kyç për të siguruar rritjen dhe efikasitetin e çdo industrie. Zgjedhja e platformës së duhur është vetëm fillimi – suksesi i vërtetë qëndron në implementimin e saj me ekspertizën e duhur. Tek Master IT, dihet shumë mirë rëndësia e këtij procesi. Me mbi 8 vite eksperiencë të thelluar në implementimin e Odoo ERP në sektorë të ndryshëm, ata kanë sjellë zgjidhje të personalizuara për çdo klient, pavarësisht kompleksitetit të kërkesave të tyre. Ekspertiza që kanë, i ka bërë partnerin kryesor dhe të besuar në Shqipëri për implementimin e Odoo, duke ofruar një qasje strategjike që siguron suksesin e projekteve ERP.
Nga analiza te implementimi – Rruga drejt suksesit
Një nga parimet më të rëndësishme që Master IT ka është bashkëpunimi i ngushtë me klientët që në fazën fillestare të projektit. Degjimi i nevojave të tyre dhe analiza e thelluar e biznesit është një hap kyç për të transformuar vizionin në realitet. Çdo kompani ka nevoja të veçanta, dhe për këtë arsye, Master IT nuk ofron vetëm një software, por një zgjidhje të personalizuar që përputhet me strategjinë dhe operacionet e tyre.
Master IT, partneri kryesor i Odoo në Shqipëri
Si çdo vit, edhe këtë vit Master IT konfirmoi pozicionin e tij si partner kyç i Odoo në Shqipëri, duke mirëpritur më shumë se 250 klientë vendas dhe të huaj në eventin “Odoo Business Show 2025”. Ky event u bë një pikë takimi për sipërmarrës dhe drejtues biznesi që kërkojnë të kuptojnë më mirë fuqinë e Odoo ERP dhe mënyrat më efikase për ta implementuar atë. Me një staf të certifikuar nga vetë Odoo, Master IT sjell kombinimin perfekt midis ekspertizës dhe njohurive teknike, duke siguruar një implementim të saktë dhe efikas. Tek Master IT ekziston besimi se një sistem ERP i implementuar siç duhet nuk ka nevojë të zëvendësohet nga asnjë software tjetër, për sa kohë biznesi vazhdon të ndjekë vizionin dhe objektivat e tij.
Lexo edhe:Partneriteti mes Odoo dhe Master IT: Një epokë e re për zgjidhjet ERP në Shqipëri
Eksperienca, certifikimi dhe përkushtimi – Çelësat e suksesit të Master IT
Ajo që e bën Master IT një lider në implementimin e Odoo ERP është kombinimi i eksperiencës disa vjeçare, stafit të certifikuar dhe këmbënguljes për të arritur suksesin në çdo projekt. Puna e palodhur dhe përkushtimi për përsosmërinë ka bërë të mundur adaptimin e Odoo ERP për tregun shqiptar, duke e bërë atë një zgjidhje të lehtë për çdo industri.
Këtë e dëshmon edhe nje ndër klientët që Master IT ka, me një pozicion mjaft të rëndësishëm në treg Z. Zaka, Administrator i kompanisë ALCA Shpk, një prej liderëve në tregun shqiptar për fasadat e xhamit. Në eventin “Odoo Business Show”, ai ndau eksperiencën e tij mbi përfitimet e një implementimi të suksesshëm dhe ndikimin e tij në rritjen dhe optimizimin e biznesit të tij.
“Pse zgjodhëm Odoo ERP? Një histori suksesi me Master IT”
“Duke pasur një eksperiencë të gjatë në këshillimin e ndërmarrjeve të mëdha për transformimin dixhital , kuptova se sektori i ndërtimit kishte një përqindje shumë të ulët të adoptimit të teknologjisë përtej fabrikave dhe makinerive. Ishte e qartë se transformimi dixhital ishte i domosdoshëm, dhe zgjedhja e një ERP të përshtatshëm ishte hapi kyç në këtë proces.”
Në fillim eksploruam disa nga ERP-të më të njohura në treg, por hasëm sfida të mëdha si probleme me lokalizimin në Shqipëri, pasi partnerët nuk kishin ekspertizën e duhur për të siguruar një implementim të suksesshëm dhe personalizimi ishte kompleks dhe kostoja shumë e lartë.
Kështu zbuluam Odoo dhe ajo qe bëri diferencën ishte prezantimi i Master IT.
Që në kontaktin e parë, u treguan një partner i besueshëm dhe me ekspertizë të thelluar.
Demo e parë ishte tashmë e personalizuar sipas nevojave tona – jo thjesht një demostrim standard.
Ekspertiza e partnerit – Master IT na ofroi një zgjidhje të personalizuar, një qasje të strukturuar dhe një implementim të saktë që bëri diferencën.
“Master IT e bëri këtë proces shumë më të lehtë nga sa prisnim – ekspertiza e tyre ishte faktor kyç. Odoo tashmë është në qendër të mënyrës se si operojmë, rritemi dhe inovojmë.”
Master IT ju fton të konsultoheni falas me ekipin e ekspertëve duke kontaktuar në info@master.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.