"Oda Sllovene e Biznesit", fton bizneset shqiptare në panairet më të mëdha në Evropë

“Oda Sllovene e Biznesit”, fton bizneset shqiptare në panairet më të mëdha në Evropë


EAC Slovenian Business Club (Oda Sllovene e Biznesit) organizon vizitën në panairet më të mëdha në Evropë dhe rajon për biznesmenët shqiptarë:

Agra 2018

Panairi më i madh i bujqësisë dhe ushqimit

Agra 2018 në Gornja Radgona është një nga panairet kryesore tregtare të bujqësisë dhe ushqimit në këtë pjesë të Evropës, ku partner kryesor është shteti Maqedonas. Ai u ofron ekspozuesve mundësinë për të krijuar kontakte ndërkombëtare biznesi dhe për të shfaqur produktet e tyre për një audiencë të gjerë. Panairi ka për qëllim ballafaqimin e ofertës dhe kërkesës, dhe për këtë arsye lejon vizitorët e saj të zgjedhin nga një shumëllojshmëri e gjerë furnizuesish/ofertuesish të duhur për nevojat e tyre.

Panairi Agra do të mbahet 6 ditë, nga dita e shtunë, 25 gusht deri të enjten, më 30 gusht 2018 në Gornja Radgona, Slloveni.

Sektorët e industrisë: Inxhinieri bujqësore, industria bujqësore, industria e ushqimit, etj.

Ueb faqja e panairit: www.pomurski-sejem.si

MOS 2018

Panair ndërkombëtar

MOS është një nga panairet më të mëdha dhe më të rëndësishme të tregtisë në Slloveni dhe në këtë pjesë të Evropës. Është një kryqëzim i biznesit për inovacione, zhvillim dhe risitë e fundit, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për të çuar përpara biznesin tuaj dhe një mundësi për t’i orientuar drejtpërsëdrejti konsumatorët.

MOS-i është një vend ideal për të prezantuar produkte dhe shërbime të reja, duke ofruar një pasqyrë të sfidave kryesore me të cilat sipëmarrësit dhe zejtarët përballen në mjedisin e përditshëm të biznesit.

Panairi i 51 i MOS do të mbahet për 6 ditë, duke filluar nga data 11.09.2019 deri më 16.09.2018, në Celje, Slloveni.

Sektorët e industrisë: Mallrat e konsumit.

Ueb faqja e panairit: www.ce-sejem.si   

EAC Slovenian Business Club (Oda Sllovene e Biznesit) organizon gjithashtu për sipërmarrësit tanë edhe B2B me kompani të ndryshme Sllovene të interesuara për partner, distributorë apo agjent Shqiptar.

Para vizitës në Panairin Agra 2018 dhe MOS 2018, do të mbahet një seminar pune për të gjithë të interesuarit.

Për aplikim dhe më shumë informata kontaktoni në bajramfusha@gmail.com dhe tel: +38344166979

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0