Obligacionet me ofertë private: Shqiptarët investojnë përsëri në Iute. Rritet besueshmëria e kompanisë në operacione dhe shërbime - Business Magazine Albania

Obligacionet me ofertë private: Shqiptarët investojnë përsëri në Iute. Rritet besueshmëria e kompanisë në operacione dhe shërbime

Oobligacionet me ofertë private: Shqiptarët investojnë përsëri në Iute. Rritet besueshmëria e kompanisë në operacione dhe shërbime

Iute, kompania fintech estoneze, ka emetuar sërish obligacione me ofertë private, duke arritur vlerën e emetimit 2.7M euro. Kjo shumë e emetuar nga ky obligacion, tregon besueshmërinë që kjo kompani gëzon në sytë e investitorëve shqiptarë, por ajo flet edhe për një trend pozitiv për vetë ekonominë shqiptare dhe diversifikimin e mjeteve të investimit.

Për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi, ne kemi zhvilluar një intervistë me dy nga njerëzit kryesorë pas këtij operacioni në iute. Ata janë drejtuesit e departamenteve të financës dhe të riskut, përkatesisht Z. Ervin Peçuni dhe Znj. Alma Hasanaj.

 Pyetje: Ervin, për lexuesit tanë që mund të mos jenë të njohur, a mund të shpjegoni fillimisht se çfarë është një obligacion?

Ervin Peçuni:

Një obligacion është një titull borxhi ku një kompani merr hua nga investitorët, qoftë përmes ofertës publike ose asaj private, dhe premton të paguajë interes periodik dhe në fund të afatit të maturimit, kryen kthimin e shumës së principalit të investuar. Gjithashtu, në këndvështrimin e një investitori ai është një instrument investimi i cili i siguron kthime me një interes të caktuar.

Pyetje: Ervin, pse vendosi iute të ndërmerrte këtë operacion në këtë moment?

Ervin Peçuni:

Ky operacion është rezultat i një planifikimi dhe koordinimi të gjatë dhe rigoroz me disa organe rregullatore sikurse janë AMF dhe BSH. Iute, për të siguruar fondet e nevojshme për ofrimin e kredive dhe shërbimeve mikrofinanciare, duke lehtësuar rrjedhimisht edhe operacionet dhe të përditshmen e klientëve te saj, përkrah alternativave si huamarrje në bankat e nivelit të dytë apo në tregjet financiare ndërkombëtare, kreu për të dytën herë edhe emetimin e obligacioneve me ofertë private në tregun shqiptar.

Kjo praktikë e sigurimit të fondeve synohet të jetë një nga burimet tona të rëndësishme, njësoj sikurse grupi IUTE emeton obligacione të listuara në bursën e Frankfrutit, ku tashme ka një eksperiencë të konsoliduar në këtë drejtim dhe herë pas here në varësi të nevojave siguron fonde dhe investitorë.

Pyetje: Po për njerëzit e thjeshtë, çfarë do të thotë ky operacion?

Ervin Peçuni:

Përtej të qënit një instrument borxhi për kompaninë, për njerëzit e thjeshtë, obligacioni paraqet edhe një alternative të re investimi. Është një mundësi për individët të cilët kanë në gjendje fonde të lira, që të kontribojnë në rritjen dhe suksesin tonë duke përfituar edhe kthimin nga ky investim.

Pyetje: Ervin, shpesh herë njerëzit konfuzohen mes obligacionit dhe bonos së thesarit. A mund të na shpjegosh ku është dallimi mes tyre?

Ervin Peçuni:

Një obligacion emetohet si nga kompani, sikurse Iute, por edhe nga shteti në rastin e titujve shtetëror. Bonot e thesarit në ndryshim nga Obligacionet, emetohen nga shteti dhe kanë maturitet më të vogël se një vit. Në të gjitha rastet qëllimi i përbashkët është sigurimi i fondeve nga investitorët e mundshëm, por subjektet që kryejnë emetimin (private/ publike) dhe qëllimet e përdorimit ndryshojnë. Në përgjithësi, emetimet e obligacioneve të kompanive, qoftë me ofertë private apo publike, janë më tërheqëse dhe parashikojnë një periudhë maturimi dhe shlyerje më të shkurtër.

………………………………………

Lexo edhe:Një vështrim për rritjen e tregtisë elektronike në Shqipëri

Një dimension i rëndësishëm i këtij operacioni financiar është edhe elementi i riskut për investitorët. Për këtë temë, diskutuam me Znj. Alma Hasanaj, drejtuesja e Riskut pranë Iute.

Pyetje: Alma, çfarë do të thotë ky operacion në kontekstin e menaxhimit të përgjithshëm të riskut të kompanisë?
Alma Hasanaj:

Ky operacion i emetimeve të obligacioneve me ofertë private është një dëshmi e besimit që investitorët shqiptarë kanë në iute. 2.7 milionë euro fonde të siguruara nga investitoret, përforcojnë besimin në stabilitetin tonë financiar, në operacionet tona të biznesit si edhe besimin në planet strategjike dhe të ardhmen tonë. Ky besim në gjykimin tim si pjesë e ekipit drejtues, është mëse i merituar bazuar në mënyrën dhe strukturën e qeverisjes korporative në të cilën iute organizohet. Është përgjegjësi e ekipit drejtues për përcaktimin dhe ekzekutimin e strategjisë së korporatës, menaxhimin e rrezikut, auditimin dhe funksione të tjera mbikëqyrëse të shoqërisë dhe ky proces është i vazhdueshëm dhe realizohet në mënyrë sistematike në iute.

Pyetje: Alma, a mund të na tregoni mbi procesin e ofrimit të një obligacioni përmes një oferte private? Si krijohet dhe miratohet ky lloj obligacioni?

Alma Hasanaj:

Sigurisht. Procesi është rigoroz dhe mund të zgjasë në kohë në varësi të kërkesave që rregullatorët mund të parashtrojnë, pavarësisht se teorikisht është një proces i shpejtë . Dokumenti kryesor me të cilin prezantohet kompania është Akt-Oferta, në të cilën pasqyrohet çdo informacion i nevojshëm për investitorët, i cili duhet të jetë i plotë dhe i vërtetë. Ky prospekt, bashkë me dokumentacionin shoqërues, dorëzohet në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, e cila pasi kryen verifikimet në lidhje me përputhshmërinë me kërkesat rregullatore, pasi këshillohet edhe me autoritetin tonë të mbikëqyrjes, merr vendimin përfundimtar për regjistrimin e akt-ofertës.

Pyetje: Transparenca është thelbësore në marrëdhëniet financiare. Sa transparent jeni në lidhje me rreziqet që lidhen me këtë ofertë?

Alma Hasanaj:

Transparenca e shoqëron këtë operacion nga fillimi e deri në fund. Që në momentin fillestar kur ne hartojmë akt-ofertën, rendisim në mënyrë konçize, të gjithë faktorët e riskut për obligacionin (instrumentin e borxhit) dhe për emetuesin (kompaninë/ iute), informacion të cilit investitori duhet ti kushtojë shumë vëmendje para se të marrë vendimin për të investuar.

Çdo informacion tjetër i prezantuar në akt-ofertë përmban një paraqitje të plotë dhe të vërtetë të aktiveve dhe pasiveve, fitimeve dhe humbjeve, gjendjes financiare dhe operacioneve të kompanisë, dhe nuk hiqen fakte apo të dhëna, të cilat mund të ndikonin në plotësinë dhe vërtetësinë e kësaj akt-oferte, si edhe vendimin e investitorëve për të investuar.

Rezultatet historike të biznesit dhe strategjia e zhvillimit të kompanisë në të ardhmen, si edhe norma e favorshme e interesit për një periudhë investimi 3-vjeçare, e bëri këtë propozim tërheqës për investitoret tanë.

Pyetja: Së fundi, Alma, ka ndonjë plan për ta bërë publike këtë ofertë në të ardhmen?

Alma Hasanaj:

Ndërsa ky obligacion u ofrua privatisht, ne kemi plane për një operacion të ardhshëm ku obligacioni do të jetë një instrument investimi i hapur për publikun e gjerë, duke zgjeruar mundësitë që më shumë investitorë t’i bashkohen rritjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të iute.

Kjo sfidë dhe dëshirë e jona, vjen në linjë me eksperiencën e Grupit Iute, i cili sikurse u përmend edhe më parë, ka emetuar me sukses Obligacione korporative me ofertë publike të listuara në Bursën e Frankfurtit. Gjithashtu, ne gjykojmë qe ky objektiv i yni do të jetë dhe do të pritet me pozitivitet pasi do të shërbejë edhe për zhvillimet e tregut të kapitalit në vend.

 

Teksa iute regjistron një sukses “personal” në këtë drejtim, mbledhja e kësaj shume tregon edhe për një rritje gjithnjë e më të madhe të besueshmërisë të mikrofinancës, ku iute ka arritur të ruajë avantazhin teknologjik dhe të jetë e përditësuar me nevojat e klientëve, por edhe me kërkesat e investitorëve.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0