Nxitja e zhvillimit dixhital në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Nxitja e zhvillimit dixhital në Ballkanin Perëndimor

zhvillimi dixhital
  • Konferenca dixhitale e mbajtur në Sarajevë mblodhi së bashku ministra rajonalë, ekspertë, donatorë dhe financierë.
  • Ngjarja çoi në rekomandime për adresimin e boshllëqeve infrastrukturore dhe financiare në sektor, krijimin e një zone të re rajonale dixhitale dhe ekosistemeve dixhitale. Po ashtu solli dhe rekomadime për më shumë mundësi financimi për dixhitalizimin e bizneseve të vogla.

Konferenca “Investimi në Dixhitalizim në Ballkanin Perëndimor” u mbajt në Sarajevë dhe përfshiu një takim koordinues të donatorëve mbi Tregun e Përbashkët Rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Zonën Dixhitale Rajonale. E organizuar  nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD ) dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB), në konferencë morën pjesë ministrat e rajonit përgjegjës për sektorin dixhital dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë qeveritar, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në projekte dixhitale, donatorë kryesorë ,institucione financiare ndërkombëtare, dhe përfaqësues të biznesit nga Ballkani Perëndimor. Ndërsa ndanë historitë kryesore të suksesit të dixhitalizimit në Ballkanin Perëndimor, ata ranë dakord mbi rëndësinë e nxitjes së modeleve të suksesshme të dixhitalizimit në fushën e infrastrukturës së butë dhe të fortë në sektorin privat dhe publik. Adresimi i boshllëqeve infrastrukturore dhe financiare në sektorin e infrastrukturës dixhitale, krijimi i një zone dixhitale rajonale dhe ekosistemeve dixhitale dhe rritja e mundësive të financimit për dixhitalizimin e bizneseve të vogla u identifikuan si prioritetet kryesore në të ardhmen.

 

Gjatë pjesës së parë të konferencës, EBRD  dhe EIB prezantuan projekte dhe iniciativa të përzgjedhura investimi në fushën e transformimit dixhital. Deri më sot, EBRD  ka investuar mbi 562 milionë euro në sektorët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor. EBRD  tani po zhvillon programe të specializuara financimi për dixhitalizimin, i pari prej të cilave — linja e kredisë “GoDigital” prej 40 milionë euro, në partneritet me Bashkimin Evropian — u lançua vitin e kaluar në Bosnje dhe Hercegovinë. Bashkëpunimi teknik përfshinte pika të vetme aksesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) në Shqipëri dhe Mal të Zi. Qindra biznese të vogla morën shërbime këshilluese për dixhitalizimin.

 

Christoph Denk, drejtor menaxhues i EBRD -it për strategjinë dhe ofrimin e politikave, tha: “Ne në EBRD  jemi të përkushtuar të bëjmë më shumë dhe më të mirën në fushën dixhitale. Ne filluam qasjen tonë për përshpejtimin e tranzicionit dixhital, për të përshkruar se çfarë dhe si mund të ofrojë EBRD  në dixhitalizim për partnerët, vendet dhe klientët e saj. Rivendosja e telekomunikacionit ishte prioriteti ynë që nga dita e parë – në fakt ishte projekti ynë i parë në Bosnje dhe Hercegovinë pas luftës. Sot, ne e shohim dixhitalizimin si një mjet të rëndësishëm për të përmirësuar klimën e investimeve, për të nxitur tregtinë ndërkombëtare dhe për të forcuar transparencën dhe besimin në institucione. Ne jemi këtu për të mbështetur partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin e tyre të transformimit dixhital.”

Vetëm që nga viti 2020, EIB ka dhënë 200 milionë euro për projekte dixhitale në Ballkanin Perëndimor, për të ndihmuar kompanitë të digjitalizohen, të përmirësojnë kapacitetin, mbulimin dhe cilësinë e rrjetit 4G dhe të ofrojnë shërbime celulare 5G ,të rrisin kapacitetet dhe aftësitë dixhitale në mbi 1. 500 shkolla. Në vitin 2022, investimet tona ndihmuan në nxitjen e modeleve të reja të biznesit dixhital, lidhjen e 4 milionë familjeve me brez të gjerë fibër dhe mundësimin e 6.6 milionë abonime në shërbimet 5G në mbarë botën.

Alessandro Bragonzi, kreu i përfaqësimit rajonal të EIB për Ballkanin Perëndimor, tha: “Evropa po përballet me një dilemë dixhitale. Ndërsa kriza e COVID-19 përshpejtoi dixhitalizimin, veçanërisht në mesin e SME-ve, disa kompani po bëhen gjithnjë e më dixhitale, ndërsa të tjerat po mbeten pas, të paaftë për të kapur valën dixhitale. Një nivel i pamjaftueshëm i aftësive dixhitale pengon rritjen ekonomike, thellon ndarjen dixhitale dhe rrit rrezikun e përjashtimit dixhital. Investimi në rrjetet me brez të gjerë dhe zhvillimin e softuerit, sigurinë kibernetike dhe inovacionin është thelbësor për të siguruar konkurrencë dhe produktivitet më të lartë në të gjithë Evropën, duke përfshirë këtu në Ballkanin Perëndimor. Si bankë e BE-së, EIB është e përkushtuar të luajë një rol kyç në zbatimin e agjendës dixhitale për rajonin.”

Në seancën e pasdites, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mblodhi ministra të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë nga sektori dixhital, donatorë kryesorë dhe institucione financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të biznesit nga i gjithë rajoni për të koordinuar qasjet dhe për të diskutuar sfidat e investimeve në infrastrukturën dixhitale dhe nevojat e buta dixhitale të rajonit.

“Qeveritë në të gjithë rajonin po ecin me ambicie të shpejtë drejt shërbimeve elektronike, duke lehtësuar procedurat administrative dhe duke reduktuar kohën e përpunimit përmes mjeteve dixhitale. Kjo do të kërkojë akses në internet për të gjithë, veçanërisht në zonat publike. Ndërmarrja e nismave të ngjashme me homologët tanë në Bashkimin Evropian (si WiFi4EU) mund të përmirësojë aksesin e shërbimit elektronik për të gjithë dhe të ndihmojë në uljen e ndarjes dixhitale. Ka një moment dhe një normalitet të ri në përpjekjet e dixhitalizimit të Ballkanit Perëndimor. Me Programin e Evropës Dixhitale dhe mundësi të ngjashme financimi, momenti i ri i sotëm do të bëhet realiteti i së nesërmes. Sektori privat mund të japë një kontribut të çmuar në këtë ndryshim dhe ne jemi të emocionuar të dëgjojmë se çfarë do të ndani sot”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Axhenda Dixhitale për Ballkanin Perëndimor, e koordinuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, është një shembull kryesor i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal në vitet e fundit. Ajo ka çuar në zbatimin efektiv të sistemit “Roam Like at Home” brenda rajonit, si dhe nënshkrimin e Deklaratës së Roaming-ut BE-Ballkani Perëndimor, e cila do të reduktojë tarifat e roaming-ut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që nga tetori 2023. Transformimi dixhital ka një potencial shumë më të madh për të përshpejtuar progresin dhe për të transformuar kërcënimet në mundësi, nëse menaxhohen mirë dhe me mençuri.

Lexo: Si të dalloni kulturën e punës së një kompanie nga njoftimi i saj i punës

Informacion rreth EIB dhe EIB Global:

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) është institucioni financiar afatgjatë i Bashkimit Evropian, në pronësi të Shteteve Anëtare të tij. Ai vë në dispozicion financat afatgjata për investime të shëndosha në mënyrë që të kontribuojë drejt synimeve të politikave të BE-së. EIB mbështet projekte në katër fusha prioritare – infrastrukturë, inovacion, klimë dhe mjedis, dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
EIB Global është krahu i specializuar i Grupit EIB, i përkushtuar ndaj rritjes së ndikimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe financave të zhvillimit, dhe një partner kyç i Global Gateway. Ne synojmë të mbështesim 100 miliardë euro investime deri në fund të vitit 2027, rreth një të tretën e objektivit të përgjithshëm të nismës së BE-së. Brenda Team Europe, EIB Global nxit partneritete të forta dhe të fokusuara me institucionet e tjera financiare të zhvillimit dhe shoqërinë civile. EIB Global e sjell Grupin më pranë njerëzve, kompanive dhe institucioneve vendase përmes zyrave tona në mbarë botën.

Rreth EIB në Ballkanin Perëndimor

EIB është një nga financuesit kryesorë ndërkombëtarë në Ballkanin Perëndimor. Që nga viti 2009, Banka ka financuar projekte në rajon me një total prej 10.3 miliardë euro.Për informacion të detajuar mbi aktivitetet e EIB-së në Ballkanin Perëndimor, ju lutemi vizitoni www.eib.org/en/publications/the-eib-in-the-western-balkans

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0