NOMAD TECH prezanton projekt-propozimet fituese - Business Magazine Albania

NOMAD TECH prezanton projekt-propozimet fituese

NOMAD TECH prezanton projekt-propozimet fituese

Pas një procesi vlerësimi tërësisht meritokratik, organizuar ne disa faza, nga verifikimi administrativ tek shqyrtimi teknik dhe prezantimet (pitching), Stafi i NOMAD TECH ka kënaqësinë të publikojë listën e projekt-propozimeve fituese që do të nisin fazën e zbatimit brenda pak ditësh.

Nga 312 aplikime të pranuara, vetëm projektet me potencialin më të lartë të impaktit, qëndrueshmërisë dhe realizueshmërisë kaluan pragun e pikëzimit dhe u përzgjodhën për financim e mentorim. Ky është një hap i madh përpara për ekosistemin sipërmarrës rinor dhe inovacionin digjital në Shqipëri.

Lexo edhe: Shkencëtarët kinezë krijojnë “ngjitësin e kockave” që funksionon brenda 3 minutash

Shpallja e fituesve është rezultat i punës së një komisioni të pavarur dhe i një metodologjie të standardizuar vlerësimi, që garanton konkurrencë transparente, barazi dhe cilësi. Fituesit e këtij edicioni do të përfitojnë një paketë të plotë mbështetjeje: marrëveshje granti, program mentorimi, asistencë teknike dhe akses në një rrjet partnerësh strategjikë, të gjitha të orientuara për të kthyer idetë në produkte e shërbime të qëndrueshme në treg.

Lista e projekt-propozimeve fituese

Fasha I

Emri i Start-up

  • GaiaMark
  • Babble Bridge
  • Filiz
  • Albintech
  • Reeds Albania
  • Beachmaster
  • Brain Nest Consulting

Fasha II

Emri i Start-up

  • FlexTribe
  • N’Zon
  • EcoCharger

Fasha III

Emri i Start-up

  • LookUp
  • POK
  • ScreenON
  • TODX SHPK
  • NEXORA
  • Onemor
  • Rovigo Solutions
  • StarBalkans
  • Orange
  • RIN PROJECT – Recycle – Innovate – Nature

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0