Njihuni me minatorin, që u bë milioner brenda natës

Njihuni me minatorin, që u bë milioner brenda natës

milioner

Një minator në Tanzani është bërë milioner pasi arriti të shiste dy gurë të shtrenjtë “Tanzanite”, më të mëdhenjtë, që janë gjetur ndonjëherë.

Saniniu Laizer fitoi 3.4 milionë dollarë nga ministri i Minierave për shitjen e dy gurëve të çmuar, të cilët peshonin rreth 15 kilogramë.

“Do të ketë një festë të madhe nesër”, tha Laizer për BBC.

Ndërkohë guri, që e bëri të pasur gjendet vetëm në veri të Tanzanisë dhe përdoret për të bërë stoli. Është një prej gurëve të çmuar më të rrallë në Tokë. Një gjeolog lokal llogarit se furnizimi me të mund të mbarojë për 20 vjet.

Guri i shtrenjtë shfaqet në disa ngjyra. Vlera varet nga sa e veçantë është. Sa më e pastër ngjyra dhe pastërtia, aq më i shtrenjtë çmimi.

Laizer i gjeti dy gurët, njëri 9.2 kilogramë dhe tjetri 5.8, javën e kaluar, por i shiti të mërkurën. Deri më tani guri më i madh “Tanzanite”, që ishte gjetur peshonte 3.3 kilogramë.

Laizer planifikon që të investojë në komunitetin ku jeton pas fitimit të këtyre parave.

“Dua të ndërtoj një qendër tregtare dhe një shkollë. Dua të ndërtoj një shkollë afër shtëpisë. Ka shumë njerëz të varfër këtu të cilët nuk e përballojnë dot ekonomikisht që të çojnë fëmijët në shkollë. Nuk jam i edukuar, por më pëlqen t’i drejtoj gjërat profesionalisht. Do të doja që fëmijët e mi të drejtonin biznesin profesionalisht”, tha ai.

Laizer ka deklaruar ndër të tjera se fitimi i kësaj shume të madhe parash nuk do ta ndryshojë stilin e tij të jetesës, pasi planifikon të vazhdojë të kujdeset për 2 mijë lopët, që ka në pronësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0