Çdo rrugëtim e ka një destinacion dhe evenimenti Demo-Day mbajtur më 23 Prill 2024 në Tiranë ishte hapi i fundit i 12 startupeve të edicionit të 5-të të Uplift Albania. Demo-Day është fundi i një kapitulli por fillimi i një tjetri në rrugëtimin e tyre. Në një botë inovacioni, startupet e akseleratorit Europian Uplift Albania morën skenën e Demo-Day për të dëshmuar momentin e tyre të së vërtetës, atë të përpjekjeve të palodhura, ideve brilante dhe talenteve vezulluese nën dritat e një salle të gjerë të Liceut Artisik “Jordan Misja” e mbushur me një audiencë të uritur të ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri. Fuqizuar nga EU for Innovation, Uplift Albania implementohet nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë Italiane, UNICEF, Deloitte, SwissEP, Star Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj.
Beach Master, Future Block, Marigo, Dialogo AI, Nullius in Verba (Niv), Kungul app, Patoko, Cyber Morfosis, Rumio App, Altvista, UnyoCorp-Blite dhe GreenGuard ishin startupet të cilat u përzgjodhën për të ndjekur programin e akselerimit Uplift Albania. Fitues nga të gjithë pjesëmarrësit u përzgjodhën NIV, UnyoCorp dhe Patoko. Ne kemi marrë një përshtypje nga të tre fituesit në lidhje me eksperiencën në Uplift dhe planet e ardhshme.
Nullius in Verba: “Programi 4-mujor Uplift ishte intensiv, por jashtëzakonisht i vlefshëm. Seancat javore mbuluan të gjitha fushat për të cilat një startup duhet të mësojë, gjë që ishte fantastike dhe siguroi shumë pika kyçe.Të takosh kaq shumë aktorë nga ekosistemi dhe të lidhesh me sipërmarrësit e tjerë dhe themeluesit e startup-eve është një fitore më vete. Vendosja e vetes atje mund të hapë kaq shumë dyer dhe të krijojë aq shumë mundësi që njeriu nuk mund t’i imagjinojë. Puna e palodhur dhe përkushtimi gjithmonë sjellin rezultate. Gjithashtu, gjatë rrugës, është e rëndësishme të kesh veshë të hapur, të pranosh komentet, të mësosh nga të tjerët dhe të jesh fleksibël ndaj ndryshimeve. Ne punuam si ekip për të arritur këtu ku jemi sot, dhe me këtë, së bashku me një produkt të shkëlqyer, qielli është kufiri! Ne do të vazhdojmë misionin tonë për të inovuar dhe përshpejtuar zbatimin e suksesshëm të AI në tregjet shqipfolëse. Nëse dëshironi të provoni modelet tona, dhe të shihni se çfarë kemi bërë deri tani, ju ftoj të provoni platformën tonë, Neura, në www.neura.al. Hapi tjetër konkret? Shpërndarja e veçorive shtesë të përkthimit, asistentit të bisedës dhe korrektorit dhe përmirësoni ofertën tonë aktuale të tekstit në fjalim dhe fjalës në tekst. Gjëra kaq emocionuese na presin!”
Lexo edhe:Albamedia prezanton “TrendMicro” ; Ja pse duhet të përdoret nga bizneset shqiptare
UnyoCorp Blite:“Pjesëmarrja jonë në Uplift ishte një përvojë e veçantë, një mundësi e shkëlqyer për të mësuar, për të krijuar një rrjetë më të madhe të njohjeve dhe për të marrë një mentorim nga disa mentorë prej më të mirëve në fushat e caktuara. Çdo moment i kaluar atje na ndihmoi të rritemi jo vetëm si startup, por edhe si individë. Programet e akselerimit janë më shumë se thjesht funding sources, janë katapulta për të rritur dhe për të zgjeruar biznesin tuaj. Sigurojnë platforma të reja ku ide mund te testohen, të rafinohen dhe më pas të zbatohen për të krijuar ndikim të vërtetë në shoqëri. Gjatë këtyre muajve të programit, mësuam se si të përshtatemi me shpejtësi me ndryshimet e tregut dhe të pranojmë sfidat si mundësi për të rritur dhe përmirësuar produktin tonë. Veçanërisht marrja e vazhdueshme e reagimeve nga përdoruesit dhe mentorët na ndihmoi të përmirësojmë Blite në mënyrat më të mira. Do të thoja që një nga aspektet që na veçoi është dedikimi ynë që ne si kompani të UnyoCorp për software dhe teknologji të ndryshme si VR, Metaverse dhe për ndërtimin e video lojrave, ndaj krijimit të një mjedisi më të përfshirë dhe aksueshëm për të gjithë, veçanërisht për individët me aftësi të kufizuara na bëri të veçantë. Shtimi i një teknologjie inovative dhe të parët që sjellim për të personalizuar përvojën e mësimit dhe për thjeshtuar komunikimin e përdoruesve tonë nëpermjet inteligjencës artificiale ose veçoritë e tjera që e bëjnë BLITE të dalloj në treg. Hapat e ardhshëm përfshijnë zgjerimin e gjuhëve të mbuluara nga Blite për të përfshirë audiencë dhe më të gjerë globale dhe për të thelluar bashkëpunimet me partnerë strategjikë dhe për të rritur ndikimin tonë. Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar inovacionin dhe për të siguruar që UnyoCorp të sjellë sa më shumë teknologji inovative dhe për të sjellë dhe fuqizuar të ardhmen.”
Patoko: ” Eksperienca në Uplift dhe në akselerator është një eksperiencë shumë e vyer për start-up-e të cilat kanë nevojë që idetë e tyre t’i strukturojnë dhe të kuptojnë cila është vështirësia dhe rrugëtimi që duhet të bëjnë start-upet për të kaluar në validimin e idesë së tyre, për të bërë kalimin në hallkat e ndryshme që duhet që të kalojë një start-up, përsa i përket regjistrimit të markës, përsa i përket strukturimit financiar, përsa i përket marketingut, Përsa i përket prezantimit të idesë së tyre dhe vlerës që ka përpara investitorëve të ndryshëm, përballë mundësive strategjike që mund të krijohen në treg, pra ekosistemi shumë i vështirë dhe rrugëtimi i vështirë që ka start-upi.Dhe pastaj më së shumti është testimi i prezantimit para investitorëve të mundshëm apo njerëzve që kanë përvojë në fushat respektive, për të thënë nëse ideja është e financueshme apo jo, në çdo rast mbetet një platformë edukative, një kërkesë në një farë mënyre që të mëson shumë shpejt disa elemente për të cilat, nëse nuk i merr në këtë format, do të përballesh me vështirësitë e tregut në këtë mënyrë e merr në formën strukturuese, kështu që falenderues për këtë gjë. E dyta që do të doja të thoja në përgjithësi është inspirues fakti që ka kaq shumë të rinj dhe kaq shumë ide, të cilat po çojnë më së fundmi tentativat për një ekonomi të shëndetshme shqiptare drejt një tregu që në fund mund të bëhet kompetitiv nëpërmjet ideve dhe jo vetëm mjeteve apo punës së lirë.”
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.