Njihuni me fituesit e "Business Leaders 2025" - Business Magazine Albania

Njihuni me fituesit e “Business Leaders 2025”

Konkursi “Business Leaders 2025”, i organizuar nga Business Magazine dhe AlbaniaTech, tashmë ka fituesit e tij! Ky konkurs kishte për qëllim nderimin dhe mirënjohjen për sipërmarrësin/en më të dalluar, startup-et më premtuese, yllin e diasporës si edhe influencërin më të dashur të vitit 2025 të përzgjedhur nga audienca!

Sipërmarrësi i Vitit:  Lulzim Baumann

Lulzim Baumann është një inxhinier mjedisi, aktivist për ekonominë qarkulluese dhe menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri. Baumann është themelues i RecycAl, një iniciativë për riciklimin dhe zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe iniciatori i parë në Shqipëri i Circular Economy Park, një hapësirë e dedikuar për riciklim, edukim ambiental dhe ringjallje të ekonomisë së qarkullimit.

Ylli i Diasporës:  Kaon Krasniqi

Kaon Krasniqi është një 14-vjeçar i talentuar i cili që po ndërton emrin e tij përmes inovacionit dhe qasjes praktike ndaj biznesit. Ai njihet për projektet që lidhin teknologjinë me zgjidhje reale të tregut. Krasniqi është pjesë e brezit të profesionistëve që besojnë në kreativitet dhe ritme të shpejta pune. Ai po bëhet një figurë premtuese në ekosistemin digjital.

Influencer i Vitit: Blendi Salaj

Gazetar, autor dhe drejtues programesh të ndryshme radiofonike dhe televizive, i cili që prej vitit 2003 është angazhuar në jetën publike shqiptare edhe si publicist online dhe në shtypin e shkruar. Ai ka ndërtuar një profil të dallueshëm përmes prezencës mediatike dhe në rrjetet sociale. Nga shtatori 2022 ai është autor dhe moderator i “Wake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel.

Startupi i Vitit: Katalogim

Një platformë unike që digjitalizon çdo element të arkitekturës dhe ndërtimit në Shqipëri. Me inteligjencë artificiale, BIM dhe teknologji të avancuar, ata profesionistët me zgjidhjet më të mira.

                                            Takohemi në Business Leaders 2026!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0