Njerëzit sigurojnë jetesën nga mbeturinat e miliarderit - Business Magazine Albania

Njerëzit sigurojnë jetesën nga mbeturinat e miliarderit


New York Times paraqet veteranin Jake Horta, 56 vjeç. Ai jeton në një shtëpi që gjendet pranë shtëpisë 10 milionë dollarëshe të Mark Zuckerberg, ku përfiton subvencione nga qeveria për strehim.

Horta gjeti një tharëse flokësh, fshesë me korent dhe aparat të kafesë nga mbeturinat në rezidencën e Zuckerberg-ut. Të gjitha ishin ende të përdorshme. Gjithashtu ai gjeti edhe një iPad diku.

Të ardhurat e përditshme të Horta-s sillen diku rreth 30-40 dollarë, vuri në dukje gazeta.

Sipas New York Times, është e paligjshme të marrësh mbeturinat në Kaliforni dhe përmbajtjen e kavanozëve të plehrave, të cilat ndodhen përgjatë rrugës, meqenëse janë në pronësi të një ndërmarrjeje për mbledhjen e mbeturinave.

Prania e grumbulluesve të mbetjeve përfaqëson hendekun në rritje midis të pasurve dhe të varfërve në San Francisko. Sipas analizës së Bloomberg në vitin 2017 në Shtetet e Bashkuara, San Francisko ishtë qyteti me diferencën më të madhe në këtë drejtim.

Po raste të ngajshme nuk mungojnë. Blogu Pantera Financiare shkroi për personin që tregonte se shiste artikujt e gjetur në mbetjet e apartamentit luksoz dhe fitoi më shumë se 1.000 dollarë. Kishte gjetur tavolina kafeje, rroba ende të etiketuara, etj.

Megjithatë, për disa njerëz, nuk është një jetë, por një hobi kërkimi i “thesarit” duke mbledhur mbeturinat e të tjerëve. New York Post paraqiti një grua në të 60-at. Ajo zotëron më shumë se 8 milionë dollarë pasuri të patundshme në New York City, por po grumbullon gjërat që ajo merr nga mbetjet thjeshtë për argëtim.

Të kthehemi te Horta. Ai tha për  New York Times, “Unë habitem nga gjërat që njerëzit hedhin”. Një natë, Horta gjeti xhinse, këpucë Nike dhe një biçikletë .

“Unë sinqerisht nuk e di se çfarë do të gjej në të ardhmen”.

/Business Insider

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0