Një version amerikan i “Squid Game”? Skena surprizë ndez spekulimet - Business Magazine Albania

Një version amerikan i “Squid Game”? Skena surprizë ndez spekulimet

Seriali i famshëm korean i Netflix, ‘Squid Game’, ka përfunduar pas tre sezonesh. Apo jo? Një paraqitje befasuese nga fituesja e “Oscar”-it në skenën e fundit ka ngjallur spekulime se lojërat (çnjerëzore) sapo kanë nisur… Sezoni i tretë dhe (zyrtarisht) i fundit i serialit ‘Squid Game’ i sjell sërish përballë Gi-hun-in (Lee Jung-jae) dhe Front Man-in (Lee Byung-hun), dy figura që mishërojnë betejën e ashpër mes besimit në njerëzimin dhe errësirës së sistemit që i përpin ata.

Ndërsa finalja ofron një kulm emocional dhe fizik, ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave në rrjetet sociale është pikërisht skena e fundit, e përshkruar si “gjëja më e mirë që kanë parë ndonjëherë”. Pas përfundimit të lojërave, rrëfimi kalon gjashtë muaj përpara në kohë. Front Man In-ho viziton vajzën e Gi-hun-it në SHBA dhe i lë asaj uniformën e tij dhe paratë që fitoi nga Lojërat e para.

Ndërsa largohet me makinë, dëgjon tingullin e njohur të dy pllaka ddakji që përplasen me tokën, i ndjekur nga një shuplakë e fortë. Ai hap dritaren dhe sheh një burrë në kostum, qartazi një rekrutues Amerikan, që sapo ka nisur të rekrutojë lojtarë të rinj për versionin amerikan të lojërave.

Surpriza? Cate Blanchett
Kamera rrotullohet dhe na zbulon fytyrën e rekrutueses: Cate Blanchett. Po, ajo vetë – fituesja e “Oscar”-it, legjenda e ekranit. Ajo shkëmben një vështrim të heshtur mirënjohjeje me Front Man-in, përpara se ai të largohet. Ajo kthehet tek “preja” e saj, që e lut për një shans të dytë. “Ashtu qoftë,” përgjigjet ajo me një buzëqeshje të mprehtë.

Rrjetet sociale shpërthyen:“T’i shohësh Cate Blanchett në Squid Game si rekrutuesja… më ka lënë pa fjalë.” “As që më njoftoi kush që Cate Blanchett është në Squid Game! A është ky konfirmimi i një spin-off-i amerikan???” – shkroi një komentues tjetër.

Lexo edhe: Rregulla të reja për internetin, ndalesë për regjistrimet live të fëmijëve

Çfarë nënkupton kjo për të ardhmen e serialit?
Krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk, kishte deklaruar se sezoni i tretë do të ishte fundi i historisë së lojtarit #456, Gi-hun dhe ky premtim është mbajtur.

Por duke pasur parasysh se Squid Game është seriali më i ndjekur në historinë e Netflix (sezoni 1 me 265.2 milionë shikime, sezoni 2 në vendin e dytë me 192.6 milionë), është e vështirë të besohet se kompania do ta mbyllë përfundimisht. Thashethemet për një version anglisht të Squid Game, nën regjinë e David Fincher (Se7en, Fight Club, The Social Network), kanë qarkulluar që prej vitit të kaluar. Tani, paraqitja e Blanchett duket si një konfirmim i heshtur.

Netflix ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për vazhdimin e mundshëm.

Në revistën zyrtare Tudum, Blanchett përshkruhet si “rekrutuesja amerikane”. Ndërsa Hwang Dong-hyuk u shpreh: “Cate Blanchett është thjesht më e mira. Ka një karizëm të papërsëritshëm. Kush nuk e do? Ishim shumë të lumtur që pranoi të shfaqej.” “Na duhej dikush që mund të dominonte skenën me vetëm një ose dy fjalë – dhe ajo e bëri pikërisht këtë. Nëse Gong Yoo është rekrutuesi korean, Cate ishte zgjedhja ideale për versionin amerikan, duke i dhënë një fund të shkurtër, por goditës këtij kapitulli.”

Të tre sezonet e “Squid Game” janë tashmë të disponueshme për streaming në Netflix.

Euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0