Zbulimi i malit nënujor është një ndër shumë zbulimet nga ekspedita në vargmalin nën det të quajtur Nazca Ridge, e cila mbështet një ekosistem të gjallë të thellësive të detit.
Oqeanografët përdorën hartografi me rezolucion të lartë si pjesë e punës së tyre. Kjo metodë krijon harta të detajuara të dyshemesë së oqeanit duke përdorur teknologjinë e sonarëve. Deri tani, vetëm 26% e dyshemesë së oqeanit është hartuar me këtë nivel të detajuar.
Gjatë ekspeditës, u përdor edhe një robot nënujor për të eksploruar një nga kreshtat e maleve nën det. Në total, rreth 25 male nënujore u studiuan.
Ndër zbulimet mahnitëse ishte një kopësht koralesh me madhësinë e tre fushave të tenisit, i cili ofron strehë për krijesa të ndryshme nënujore. Gjithashtu, për herë të parë, u kap pamja me kamera e një kallmari të rrallë të quajtur Promachoteuthis, që më parë ishte studiuar vetëm nga disa ekzemplarë të gjetur në rrjeta peshkimi, disa prej të cilëve datonin që nga vitet 1800. Në ekspeditë u pa për herë të parë edhe një oktapod Casper në Oqeanin Paqësor Jugor, dhe ekipi gjithashtu zbuloi dy sifonoforë të llojit Bathyphysa, të cilët janë quajtur “përbindëshat fluturues spaghetti.”
Lexo edhe: Plastika dhe kriza klimatike: Pse reduktimi i prodhimit të plastikës është thelbësor
Dy ekspedita të tjera të zhvilluara në janar dhe shkurt dokumentuan më shumë se 150 specie të panjohura më parë, dhe kafshë që më parë nuk dihej se jetonin në atë zonë.
Gjatë kësaj ekspedite, u mblodhën gjithashtu rreth 20 specie të reja. Shpresohet që të dhënat e mbledhura do të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre mjediseve në të ardhmen. Para tre ekspeditave të këtij viti, dihej për ekzistencën e 1,019 specieve që jetonin në këtë pjesë të Oqeanit Paqësor. Tani, ky numër është mbi 1,300 dhe vazhdon të rritet.
Prof. Alex David Rogers, Drejtor Shkencor i Ocean Census, tha se puna e tyre do të “rrisë ndjeshëm të kuptuarit tonë mbi format e jetës” në këto male nënujore, “duke përfshirë disa që kurrë më parë nuk ishin parë nga sytë e njeriut.”