Në një postim të bërë në platformën X, Linda Yaccarino shprehu mirënjohjen e saj “të thellë” ndaj Elon Musk për mundësinë që i dha për të drejtuar kompaninë. CEO-ja e X , emri i ri i ish-Twitter njoftoi dorëheqjen e saj pas dy vitesh në krye të rrjetit social të blerë nga Elon Musk.
Në një mesazh pozitiv të postuar të mërkurën, Yaccarino vlerësoi periudhën e saj në kompani dhe theksoi se “më e mira ende nuk ka ardhur”, ndërsa platforma hyn në një kapitull të ri me kompaninë e inteligjencës artificiale të Musk, xAI, krijuesen e chatbot-it Grok.
Elon Musk e kishte rekrutuar Yaccarino në maj të vitit 2023, vetëm pak muaj pasi bleu Twitter për 44 miliardë dollarë (rreth 37.6 miliardë euro) në fund të vitit 2022. Në atë kohë, Musk deklaroi se roli i Yaccarino-s do të përqendrohej në menaxhimin e operacioneve të biznesit të kompanisë, ndërsa ai vetë do të fokusohej në dizajnin e produkteve dhe zhvillimin e teknologjive të reja.
Lexo edhe: Sa kushton një iPhone në Europë? Vendet ku do të paguani më shumë (dhe më pak)
Në postimin e saj lamtumirës, Yaccarino shkroi:
“Jam thellësisht mirënjohëse ndaj Elon Musk për besimin që më dha, për të mbrojtur lirinë e shprehjes, për të ndihmuar në rikthimin e kompanisë dhe për ta transformuar X në aplikacionin për gjithçka.”
Ajo e përshkroi X si “sheshi dixhital i gjithë botës, ku bashkohen të gjitha zërat dhe ku pulson kultura më e fuqishme e momentit në nivel global.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto