Një epokë e re për njerëzimin? Ja si synon Meta të fitojë garën për inteligjencën artificiale - Business Magazine Albania

Një epokë e re për njerëzimin? Ja si synon Meta të fitojë garën për inteligjencën artificiale

Një epokë e re për njerëzimin? Ja si synon Meta të fitojë garën për inteligjencën artificiale

Meta ka dalë në pah si një nga fuqitë më të mëdha në hapësirën teknologjike, një kompani që duket se mund të bëjë gjithçka. Dhe ndërsa kompania ka kaluar transformime të thella, edhe drejtuesi i saj, Mark Zuckerberg, ka ndryshuar rrënjësisht imazhin e tij publik, duke u kthyer nga “themuesi i Facebook-ut” në një figurë me ndikim global, tashmë me një pasuri që vlerësohet rreth 260 miliardë dollarë.

Një valë rekrutimesh për të sjellë ide të reja në laboratorët e teknologjisë së Meta-s

Sot, Meta po tërheq disa nga emrat më të njohur në industrinë e teknologjisë , ekspertë që e njohin thellësisht fushën dhe duan të jenë pjesë e asaj që vjen më pas. Me platforma si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger, Meta zotëron një pjesë të madhe të mënyrës se si njerëzit komunikojnë në mbarë botën. Ambienti i punës inkurajon eksperimentimin dhe mendimin e guximshëm, edhe nëse jo çdo ide funksionon që në përpjekjen e parë. Të hënën, Zuckerberg njoftoi krijimin e Meta Superintelligence Labs (MSL),  një njësi e re që bashkon të gjitha përpjekjet themelore të kompanisë në fushën e AI-së. Kjo njësi do të drejtohet nga Alexandr Wang, ish-CEO i Scale AI, dhe Nat Friedman, ish-drejtues i GitHub, të cilët janë dy nga emrat më të respektuar në industrinë e teknologjisë. MSL do të mbikëqyrë zhvillimin e modeleve open-source Llama, produkteve të AI-së dhe iniciativave të kërkimit. Aksionet e Meta-s arritën në një nivel rekord pas këtij njoftimi, sipas CNBC.

Meta rekruton nga rivali kryesor – OpenAI

Këtë herë, Meta nuk po rekruton nga burime të zakonshme, por po tërheq ekspertë direkt nga OpenAI, konkurrenti më i afërt në garën për dominimin e inteligjencës artificiale. Disa prej punonjësve më të rëndësishëm të OpenAI-së tashmë janë bashkuar me Meta-n, duke sjellë njohuri që kanë kërkuar vite për t’u ndërtuar. Ky “transferim talentesh” është kthyer në një strategji me ndikim të madh, duke i dhënë Meta-s mundësinë të përshpejtojë dhe të arrijë rivalët. Në një krahasim që ngjan me draftin e NBA-së, secili rekrutim i ri mund të ndryshojë rrjedhën e të gjithë kompanisë.

Rikrutimi i talenteve nga rivalët: Një taktikë që mund të sjellë fitore të mëdha

Historia tregon se kjo strategji ka funksionuar në të kaluarën. Google, për shembull, solli emra kyç nga DeepMind dhe përshpejtoi ndjeshëm zhvillimet në machine learning. Edhe Apple, duke tërhequr inxhinierë nga Microsoft, vendosi themelet e dominimit në teknologjitë mobile. Por një rekrutim i tillë ka gjithashtu kosto të larta. Meta thuhet se ka ofruar bonuse deri në 100 milionë dollarë për të tërhequr inxhinierë dhe studiues nga OpenAI – një presion financiar që pak kompani mund ta përballojnë. CEO i OpenAI, Sam Altman, ka pohuar publikisht se Meta po përdor strategji agresive për të tërhequr ekspertët më të mirë në fushë.

Lexo edhe:Pse CEO-t po e portretizojnë AI-në si armikun e madh të punësimit?

Talente të rralla që ndryshojnë drejtimin e industrisë

Një nga emrat më të përfolur është Alexandr Wang, një nga mendjet më të ndritura në AI. Si themelues i Scale AI, ai ka ndihmuar në ndërtimin e disa prej modeleve më të avancuara në botë. Në vitin 2021, ai u bë miliarderi më i ri në botë me forcat e veta, në moshën 24-vjeçare. Sot, në 2025, ai vlerësohet me një pasuri prej 3.6 miliardë dollarësh dhe do të jetë CEO i laboratorit të ri të Meta-s. Së bashku me të, edhe Nat Friedman sjell një përvojë unike si udhëheqës dhe vizionar teknologjik. Hires të tillë nuk sjellin thjesht aftësi teknike, ata sjellin lidership dhe ndikim që frymëzon ekipe dhe ndryshon drejtimin strategjik të kompanisë.

Kreativiteti dhe mendimi i guximshëm bëjnë diferencën

Zhvillimet më të mëdha në AI nuk kanë ardhur thjesht nga infrastruktura apo financimet, por nga njerëz që mendojnë ndryshe. Këta liderë kombinojnë dijen e thellë teknike me një sens të fortë të inovacionit. Pikërisht për këtë arsye, Zuckerberg i ka cilësuar këta rekrutime si “pjesë kyçe të një mozaiku më të madh”. Në një memo të brendshme, ai e përshkroi këtë nismë si “fillimi i një epoke të re për njerëzimin.” Ndër të rekrutuarit e tjerë janë Trapit Bansal, i njohur për avancimet në reinforcement learning dhe modelet “chain-of-thought” të OpenAI-së, si dhe Jack Rae, një nga drejtuesit e zhvillimit të teknologjisë së paratrajnimit për modelet Gemini të DeepMind. Këta ekspertë pritet të sjellin ide të reja, të analizojnë me sy kritik proceset aktuale dhe të kontribuojnë në ridizajnimin e strategjive të kompanisë.

Synimi: Inteligjenca artificiale që tejkalon çdo kufi aktual

Meta, përmes Superintelligence Labs, synon të ndërtojë sisteme AI që jo vetëm përpunojnë informacione, por mësojnë, arsyetojnë dhe përshtaten në mënyra që mund të revolucionarizojnë industri të tëra dhe shoqërinë në tërësi. Për të arritur këtë qëllim ambicioz, sigurimi i talenteve më të mira është thelbësor.

success

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0