Një ditë e hapur mbi punësimin në Shqipëri, realizohet për herë të parë nga EPPC

Një ditë e hapur mbi punësimin në Shqipëri, realizohet për herë të parë nga EPPC


EPPC Albania, kompani konsulence në fushën e burimeve njerëzore, organizon për herë të parë në Shqipëri një aktivitet unik mbi punësimin në datën 1 Maj 2018. Ditën e Martë, më 1 Maj, destinacioni i të gjithë punëkërkuesve do të jetë Parku Olimpik i Tiranës (Ish Kompleksi Dinamo) për të zhvilluar një bisedë me rekrutuesit e EPPC rreth pozicioneve vakante të punës.

DESTINACIONI PUNË – do të jetë një ditë që do të bëjë bashkë rreth  200 punëkërkues të cilët do të intervistohen nga rekrutuesit e EPPC. Për të gjithë punëkërkuesit Destinacioni Punë do të jetë një mundësi për tu prezantuar pranë kompanive më të suksesshme në Shqipëri, nëpërmjet EPPC. Ata mund të paraqiten në çdo moment nga ora 10:00 – 18:00 me një CV për të mësuar më shumë rreth mundësive të punësimit në Shqipëri dhe për të biseduar me ekspertë të punësimit rreth karrierës së tyre.

Kjo ditë është menduar si një ditë e veçantë që tërheq punëkërkuesit drejt punësimit të ndershëm, punësimit pa ndërhyrje, por punësimit bazuar në dëshirën për punë dhe qasjes së drejtë. Nëpërmjet këtij aktiviteti synojmë të lehtësojmë procesin e punësimit në Shqipëri, duke bërë një përputhje midis profilit të punëkërkuesit dhe pritshmërive të punëdhënësve.

Ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë punëkërkuesit, të gjithë ata që po kërkojnë të ndryshojnë punë, që po kërkojnë mundësi më të mira zhvillimi në karrierën e tyre, të paraqiten me një CV për të biseduar me rekrutuesit tanë, për të parë mundësitë e reja që janë në vendin tonë.

EPPC Albania ka një numër të konsiderueshëm vendesh të lira të disponueshme në një sërë sektorësh duke përfshirë shitjen, shërbimin e klientit, financën, bankën, inxhinierinë, etj. Rekrutuesit e EPPC do të jenë të pranishëm përgjatë gjithë ditës për të diskutuar për këto vende vakante dhe për punësimin.

Aktiviteti do të zhvillohet ditën e martë, 1 Maj 2018, ora 10:00 – 18:00 në Parkun Olimipik të Tiranës (Ish Kompleksi Dinamo). Për më shumë detaje rreth aktivitetit, telefononi në +355 4 2465558  ose kontaktoni në info@eppc.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0