Nisin përgatitjet për Karnavalet e Korçës, këtë vit festohen ndryshe

Nisin përgatitjet për Karnavalet e Korçës, këtë vit festohen ndryshe

Karnavalet e Korçës

Në qytetin e Korçës, kanë nisur përgatitjet për karnavalet, festa-simbol e qytetit, që çel sezonin turistik veror.

Sipas kryetarit të bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, këtë vit karnavalet do të jenë ndryshe, të shpërndara në të gjithë qytetin, në sheshe dhe rrugë, për ta gjallëruar Korçën e për të shmangur grumbullimet e njerëzve.

Organizatorët kanë menduar t’i kryejnë festimet në një formë të veçantë përmes nismës “Shkrepe Karnaval”. Secili prej qytetarëve, që dëshiron të bëhet pjesë mund të shkrepë foto ose të xhirojë video me kostumin dhe maskën e preferuar dhe më pas ta postojë në rrjetet sociale. Në postim duhet të bëhen tag: Qendra e Artit dhe Kulturës, Teatri Korçë dhe Karnavalet e Korçës. Festimet e Karnavaleve dhe “Shkrepe Karnaval” do të fillojnë më 4 korrik.

Lexoni: Google Android integron muzikën e YouTube tek Maps

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë, para viteve 1940, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.  Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore, pas vitit 90.

Korça është një ndër qytetet e para, që rizgjoi traditën e karnavaleve, duke krijuar në vitin 1992, Shoqatën e Karnavalit, si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0