Nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi, sektorët që përfitojnë mbështetje

Nisin aplikimet për subvencionet në bujqësi, sektorët që përfitojnë mbështetje

subvencionet në bujqësi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka njoftuar se prej ditës së djeshme, 29 maj, kanë nisur aplikimet online për subvencionet në bujqësi për vitin 2020 përmes portalit E-Albania. Ministri u bën thirrje fermerëve të aplikojnë për këto fonde deri më datë 19 qershor. Ai shpjegoi edhe njëherë cili është fokusi i Skemës Kombëtare të këtij viti.

“Përfitues të kësaj skeme në radhë të parë janë fermërët që merren me blegtori, të cilët do të marrin mbështetje drejtpërdrejtë për tufën e matrikulluar. Mbështetje kemi edhe për serrat e tunelet plastike që do të rinovojnë plastmasin. Gjithashtu do të japim subvencione për sipërmarrjet që do të kërkojnë të marrin çertifikimin Global GAP, për rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare, si dhe për sektorin e bletarisë”, tha ministri Çuçi.

Lexoni: Studim “Klima e biznesit për gratë sipërmarrëse” nga organizata “Together for Life”

Sipas ministrit, dita e parë ka pasur një fluks të lartë aplikimesh nga fermerët. E gjithë procedura kryhet online me zero dokumenta. Fillimisht bëhet regjistrimi në e-Albania, si qytetar, me të dhënat e kartës së identitetit. Më pas zgjedh llojin e fermerit, vendndodhjen e fermës, masën si dhe sasinë për të cilën do të aplikoni. Më pas klikon dërgo. Në Skemën Kombëtare 2020 të mbështetjes së fermerëve janë parashikuar 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0