Në fakultetin e Histori-Filologjisë ka nisur java e këshillimit të karrierës. Me një kalendar të ngjeshur, nxënësit do të kenë mundësi të marrin informacione të rëndësishme, bazë për vendimet e tyre të ardhshme në edukim.
Kalendari është si më poshtë:
E martë – 26 prill / ora 13:00 – 15:00
– Orientimi i karrierës.
– Si të ndërtojmë një CV dhe rëndësia e Letrës së Motivimit;
Referues: znj. Nives Lamçe & z. Xhafer Rakipllari /Albanian Career Development Center
E mërkurë: 27 prill / ora 13:00 – 15:00
-Si të përballemi me një intervistë pune. Teknikat e intervistimit.
Referues: znj. Alma Spahi, zyra e Këshillimit të Karrierës, Bashkia Tiranë
-Si të jesh konkurrues në tregun e punës, kanalet rekrutuese dhe aftësitë që kërkohen.
Referues: znj. Blerina Gega – Zyra e Këshillimit të Karrierës së FHF
-Tregu europian i punësimit. Sipërmarrja dhe profesionet e reja që kërkohen.
Referues: Prof. Dr. Serena Cubico / Universiteti i Studimeve të Veronës (via Google Meet)
E enjte – 28 prill / ora 13:00 – 15:00
-Vetëpunësimi. Zbulojmë aftësitë e lidershipit brenda nesh. Si të ndërmarrim një aktivitet tonin. Roli dhe ndihmesa e Laboratorëve start-up në Shqipëri. Udhëzime!
Referues: z. Gerti Boshnjaku – Albania Platform Tech Labour/ Enejda Oshafi – Praktika.al
-Eksperiencat e sipërmarrjes dhe start-up/Suksesi në tregun evropian. Shembuj që duhen marrë parasysh!
Referues: z. Francesco Redi – themelues i Tweesen -Start-up Labour (via Google Meet)
E premte: 29 prill / ora 13:00 – 15:00
– Internshipet dhe puna vullnetare: pse janë të rëndësishme në një CV!
Referues: z. Genci Kojdheli – Drejtori i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja/ Bashkia Tiranë.
-Profesionet e Rregulluara, marrja e Licencës së Mësuesit- seancë informuese.
Referues: QSHA: Qendra e Shërbimeve Arsimore
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto