Nis implementimi i sistemit “National Single Window” për doganat në Shqipëri - Business Magazine Albania

Nis implementimi i sistemit “National Single Window” për doganat në Shqipëri

Shqipëria ka nisur zyrtarisht implementimin e sistemit National Single Window (NSW), një nga reformat më të rëndësishme për modernizimin e tregtisë dhe procedurave doganore në vend. Ky sistem synon të krijojë një platformë të vetme digjitale ku bizneset dhe institucionet shtetërore do të mund të shkëmbejnë dokumente dhe të dhëna që lidhen me importin, eksportin dhe tranzitin e mallrave.

Fillimi i projektit u shënua pas nënshkrimit të kontratës së implementimit nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të projektit rajonal për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, i financuar nga Banka Botërore. Sistemi i ri synon të modernizojë dhe të unifikojë procedurat që sot kryhen nga disa institucione shtetërore. Në vend që bizneset të aplikojnë veçmas për licenca, certifikata apo autorizime në institucione të ndryshme, të gjitha procedurat do të mund të kryhen përmes një platforme të vetme digjitale.

Në këtë sistem pritet të përfshihen rreth 14 institucione dhe agjenci shtetërore, të cilat lëshojnë dokumente të nevojshme për proceset e tregtisë ndërkufitare. Kjo do të mundësojë një koordinim më të mirë institucional dhe një shkëmbim më të shpejtë të informacionit.

Autoritetet theksojnë se implementimi i National Single Window do të sjellë disa përfitime kryesore për biznesin dhe ekonominë shqiptare:

  • Uljen e burokracisë dhe dokumentacionit fizik
  • Përshpejtimin e procedurave të import-eksportit
  • Rritjen e transparencës në proceset doganore
  • Përmirësimin e klimës së biznesit dhe konkurrueshmërisë

Ky sistem konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të administratës publike dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian, duke e bërë tregtinë ndërkombëtare më efikase dhe më të integruar me tregjet rajonale dhe europiane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0