Ngadalësohet zgjerimi i eksporteve në tetor - Business Magazine Albania

Ngadalësohet zgjerimi i eksporteve në tetor

Eksportet

Në tetor eksportet u rritën me 12.5% me bazë vjetore, sipas INSTAT,  që është zgjerimi më i ulët i këtij viti. Në shtator shifra ishte 16.3% dhe në muajt e parë të vitit zgjerimi mujor ishte rreth 50%.

Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në tetor vijuan ta mbanin tekstilet e këpucët, ndërsa për të dytin muaj tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve, që deri tani kishin qenë një nga nxitësit kryesorë të eksporteve.

Janë ngadalësuar ndjeshëm dhe eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, një sektor i goditur nga rritja e kostove, sidomos të energjisë.

Tekstilet dhe këpucët janë ato që po mbajnë peshën kryesore në rritjen e eksporteve, të ndjekura nga makineritë dhe pjesët e këmbimit.

Sipas INSTAT, në Tetor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekë, duke u rritur me 12,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 0,8%, në krahasim me Shtator 2022.

Lexo edhe: Mollët shqiptare drejt tregjeve të reja

Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 404 miliardë lekë, duke u rritur me 35%, nga mbi 50% që ishte zgjerimi në muajt e parë të vitit.

Sipas INSTAT, në Tetor 2022, në rritjen e eksporteve prej 12,5%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,9 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,8 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +2,3 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,2 pikë përqindje.

Për 10 mujorin, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +9,3 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,6 pikë përqindje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0