Nga veriu në jug, përfshi Tiranën, stuhi bore përfshijnë të gjithë vendin - Business Magazine Albania

Nga veriu në jug, përfshi Tiranën, stuhi bore përfshijnë të gjithë vendin

Temperaturat e ulëta, dëbora dhe shiu kanë pushtuar vendin tonë këtë të shtunë. Reshjet e dëborës kanë qenë intensive në shumë qytete të vendit ku zonat më të prekura janë Kukësi, Lezha, Korça e Elbasani. Një mot i tillë sipas të moshuarve nuk është parë në qytet të paktën prej 80 vitesh. Ndërkohë në fshatra trashësia e dëborën ka arritur në 50 cm.

Edhe kryeqyteti është përfshirë nga dëbora, por reshjet kanë qenë me intensitet më të ulët. Kujtojmë se hera e fundit që Tirana është përfshirë nga reshjet e dëborës është 4 vite më parë, ku reshjet kanë qenë më intensive. Reshjet e borës nuk kanë munguar as në zonat bregdetare, si Shëngjini. Sipas meteorologëve moti i acartë me temperatura të ulëta dhe reshje bore do të vazhdojë për disa ditë, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohet të tregojnë kujdes.

Probleme kanë hasur drejtuesit e mjeteve edhe në akset nacionale. Për rreth 2 orë është bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd për shkak të rrëshqitjes së disa mjeteve pa zinxhirë, të cilat më pas e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e borëpastrueseve. Prej më shumë se 4 orësh aksi Lezhë – Milot është bllokuar si pasojë e ngricës dhe dëborës në rrugë. Radhët e gjata të makinave shkojnë në disa kilometra.

Ndërkohë sipas MeteoAlb, në jug dhe më tepër në juglindje, bora do të jetë prezente deri të dielën pas mesditës. Gjatë natës pritet që sipas zonave, bora të krijojë një shtresë prej 2-10 cm në qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, ndërsa priten 25-40 cm borë në zonat malore veriore dhe 30-50 cm borë në zonat malore jugore dhe kryesisht në zonat juglindore. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm nga ora në orë; mëngjesi i së dielës, përjashtuar skajin jugor, e gjen Shqipërinë në temperatura nga 0 në -16°C.

Ministria e Arsimit vendosi që të kalojë të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021. Ky vendim u morr pasi sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

“Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, deklaroi ministrja Evis Kushi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0