Nga turizmi te Inteligjenca Artificiale, ja 83 Startup-et fituese të Grant2025 - Business Magazine Albania

Nga turizmi te Inteligjenca Artificiale, ja 83 Startup-et fituese të Grant2025

Janë shpallur zyrtarisht fituesit e skemës Grant2025, një nga iniciativat më të rëndësishme për nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes në vend. Nga 422 aplikime të mbërritura nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, janë përzgjedhur 83 startup-e që do të përfitojnë financim për të zhvilluar më tej projektet e tyre inovative. Fondi total prej 300 milionë lekësh synon të krijojë një terren më të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjeve të reja dhe për të forcuar ekosistemin e inovacionit në vend.

Skema Grant2025 është ndërtuar për të mbështetur startup-et në tre faza të ndryshme të zhvillimit të tyre. Fituesit sipas fazave ndahen në:

  • Faza e parë – Mbështetje për idetë e para: Janë përzgjedhur 19 startup-e, të cilat ndodhen në fazën e idesë dhe do të përfitojnë deri në 1.5 milionë lekë për të ndërtuar themelet e sipërmarrjes së tyre dhe për të konkretizuar idetë inovative.
  • Faza e dytë – Zhvillimi i prototipit dhe validimi në treg: 43 startup-e me një produkt apo shërbim të formësuar dhe me një prototip tashmë të krijuar do të mbështeten me deri në 4.5 milionë lekë për të avancuar zhvillimin e produktit dhe për të siguruar qasjen e parë në treg.
  • Faza e tretë – Zgjerimi i aktivitetit në tregje të reja: 21 startup-e që kanë tashmë një produkt në treg dhe kërkojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre do të përfitojnë deri në 9 milionë lekë, si mbështetje për rritjen e qëndrueshme dhe depërtimin në tregje të reja.

Shpërndarja sipas sektorëve

Nga 83 startup-et fituese, projektet janë të shpërndara në mënyrë domethënëse në disa sektorë strategjikë, duke reflektuar prioritetet kombëtare dhe tendencat globale në fushën e inovacionit. Më konkretisht:

  • 22 projekte janë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit.
  • 10 startup-e operojnë në fushën e Shërbimeve për Biznesin, duke ofruar zgjidhje që lehtësojnë operacionet dhe efikasitetin e ndërmarrjeve.
  • 9 projekte janë të përqendruara në Turizëm, sektor ky me potencial të lartë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion ndërkombëtar.
  • 8 startup-e fokusohen në EduTech, pra teknologjinë në edukim, me synim modernizimin e mënyrës se si mësojmë dhe mësojmë të tjerët.
  • 7 projekte janë në sektorin e Prodhimit, një fushë me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve kombëtare për prodhim vendas.
  • 6 startup-e kanë sjellë zgjidhje të reja në Shëndetësi përmes teknologjisë, duke prekur një sektor jetik për mirëqenien sociale.
  • 5 projekte janë zhvilluar në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe Tregtisë Elektronike, duke demonstruar një përputhje me trendet më të fundit globale.
  • 4 startup-e operojnë në fushat e Marketingut dhe Medias, me ide të reja për komunikim dhe ndërveprim digjital.
  • 2 projekte kanë në fokus Energjinë dhe Mjedisin, duke sjellë alternativa të qëndrueshme dhe miqësore me ambientin.
  • Ndërkohë, nga një projekt i vetëm është përzgjedhur në sektorët e Sigurisë Kibernetike, Logjistikës dhe Teknologjisë në Sport

 

Fituesit:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0